Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Teknologjia e keqinformimit: si u përdorën “fake news” në përvijimin e pavarësisë së Katalonjës

by te Sheshi
23/10/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Teknologjia e keqinformimit: si u përdorën “fake news” në përvijimin e pavarësisë së Katalonjës

Katalonja, vendosur në verilindje të Spanjës ku ndodhet edhe Barcelona, ka qenë e etur për pavarësi për më shumë se 300 vjet. Por diçka në lidhje me lëvizjen e fundit ishte e ndryshme në histori, sipas gazetares spanjolle, Clara Jimenez Cruz.

Cruz është reportere tek “Maldito Bulo”, një mjet informimi që synon pastrimin e falsifikimeve në median sociale. Është diçka e përafërt me “Kontrolluesin e Fakteve” të Washington Post, por shtatë reporterët që punojnë aty janë me kohë të plotë.

Cruz thotë se rruga drejt votimit për pavarësinë e Katalonjës ishte plot me “fake news”. Sipas saj, asnjëherë më parë, nuk është ndeshur me diçka të tilla. Ajo mendon se kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak se votimi në Katalonja ishte nga çështjet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme politike me të cilat është ndeshur Spanja në vitet e fundit. “Për Katalonjën, për shkak se ndjesitë nga të dyja palët janë të forta, njerëzit kanë dëshirën të besojnë çdo histori që favorizon argumentin e tyre dhe konsumatorët e medias sociale kanë përtypur shumë “fake news” po nga të dyja palët”, thotë Cruz.

Mes historive më të pabesueshme të rreme, është ajo që qarkulloi pikërisht rreth 1 tetorit: një fotografi e gishtave të një gruaje që dyshohet se i ishin thyer nga policia për ta ndaluar atë të votonte, raportimet se një oficer policie, dërguar në Katalonja për të ndaluar votimin, vdiq nga një atak kardiak, rrethuar nga aktivistët, si dhe historia e një djali 6-vjeçar të paralizuar nga brutaliteti i policisë.

Histori të tjera të rreme pretenduan se fotografitë nga greva e punëtorëve në vitin 2012 në Madrid, u përdorën për të përshkruar katalanasit e plagosur gjatë votimit. Kishte raportime që duket se thjesht donin të shkaktonin hutim. Në median sociale, njerëzit qarkulluan fotografinë e një burri me këmishë të verdhë që pretendonte se ishte një oficer policie sekret. Ashtu si edhe raportoi “Maldito Bulo”, ai ishte në fakt një avokat pro-pavarësisë.

“Na është dashur të jemi sidomos vigjilentë me imazhet që përshkruanin viktimat e supozuara të policisë dhe rojen civile më 1 tetor”, thotë Cruz. Pjesa më e madhe e tyre, sipas saj, “dolën të ishin fotografi nga e kaluara që nuk kishin asnjëfarë lidhje me votimin dhe po ashtu fotografi të demostruesve të dyshuar si të krahut të djathtë që bënin përshëndetjen naziste me flamurin spanjoll, shumë prej të cilave ishin fotografi nga demostrata të tjera”.

Cruz thotë se ajo ka parë njerëz që bënin share lajme të rreme që kishin të bënin me pastime nga politikanë dhe shumë video që tregonin tanke që me gjasme ishin vendosur në Katalonjë. Ajo vë në dukje: “Ne ishim të ndërgjegjshëm që do të kishte shumë gjëra të tilla edhe në Whatsapp, por ne mundëm të asgjësonim vetëm ato histori që na u dërguan nga përdoruesit tanë pasi Whatsapp është një sistem privat”.

Nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për këto “fake news”. Gazeta “El Pais” raportoi se duhen fajësuar rusët, duke sugjeruar se mjetet e informimit si “Russia Today” apo “Sputnik” po qarkullonin histori të rreme me qëllim thellimin e ndasive në Europë. Sipas “Politico”, organizatat ruse të lajmeve të mbështetura nga Rusia dhanë keqinformime në mënyrë aggressive për votimin me ngarkesë politike.

Por, ministri i Jashtëm i Spanjës tha se nuk kishte “prova përfundimtare” që Rusia ishte e përfshirë. Dhe eksperti për informimin,  Ben Nimmo, në Këshillin e Atlantikut tha për AFP-në se ai nuk mendonte se medias ruse i ishin dhënë urdhëra “specifikë” nga Kremlini sesi të mbulonte lajmet për Katalonjën.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Erdogan i kujton Europës Bosnjen, Sirinë dhe vetminë pa Turqinë

Erdogan i kujton Europës Bosnjen, Sirinë dhe vetminë pa Turqinë

Ronaldo shpallet më i miri në botë, Zidane trajneri i vitit dhe Bufon portieri i 2017-ës

Ronaldo shpallet më i miri në botë, Zidane trajneri i vitit dhe Bufon portieri i 2017-ës

Çfarë ju ndodh nëse vendosni një kapëse rrobash në vesh

Çfarë ju ndodh nëse vendosni një kapëse rrobash në vesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni