Ministrat teknikë të PD-së në qeveri prej dy javësh kanë nisur shkarkimet e drejtorëve që përfshihen në fushatë elektorale. Po deri më tani ishte prekur LSI-ja. Me dhjetra drejtorë të saj janë larguar nga puna, disa hetime kanë nisur me akuzën për shit-blerje të votës.
Por nuk ka mbetur jashtë rrjetës së hakmarrjes as PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, ish-aleat i PD-së sot në qeverisje me PS-në.
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur largimin nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit, Ervis Xhelo.
Sipas ministres kjo masë është marrë për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës./tesheshi.com/