Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Teknikët” e Bashës, një krahasim i shpejtë: gjashtëshja e sotme me teknicienët demokratë të ’91-shit

by te Sheshi
24/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Teknikët” e Bashës, një krahasim i shpejtë: gjashtëshja e sotme me teknicienët demokratë të ’91-shit

Po komentohet shumë, kryesisht nga qarqe pranë mazhorancës – ndërsa nga ato të opozitës fare pak, mbi ministrat e ashtuquajtur “teknikë” që Lulzim Basha ka propozuar dhe janë bërë fakt në qeverinë e Edi Ramës.

Ishte një shans i rëndësishëm për liderin e opozitës, sidomos pas çadrës, që të tregonte mesazhin e hapjes ndaj shoqërisë, por edhe një kontur të filozofisë së opozitës sipas aksiomës së “Republikës së re”, për të promovuar figura më të pastërta moralisht e më bindëse profesionalisht.

Ishte pra rasti i rallë që opozita të shfrytëzonte një shans për të treguar potencialin dhe arsenalin njerëzor përpara se të zhvillohen zgjedhjet.

Vihet re se këto ditë disa inteletualë apo zëra publikë që e përkrahën Bashën, ndoshta me shpresën se do të gjejnë një shenjë për përfaqësim nga hapja e PD-së, kanë shprehur kontenstimin e tyre.

Por në fund, Lulzim Basha ka emëruar njerëz që nuk janë aq të njohur publikisht, por që realisht janë mjaft afër selisë blu, edhe pse pa teserë në xhep.

Edi Lesi, këshilltari apo drejtori i komunikimit i Lulzim Bashës, në momentin e lançimit të emrave të rinj, shkruante: “Me Gazmend Bardhin mbërriti një standard i lartë në qeverisjen e vendit dhe shërbimin per zgjedhje të lira, një jurist i zgjuar me integritet të pacenueshem. Qoftë ngjitës ky sukses”.

Por Gazmend Bardhi, të vetmen foto publike të tij e ka në podiumin e PD-së dhe është një zyrtar i emëruar nga Basha si ekspert i PD-së për reformën në drejtësi.

Kurse zv/kryeministrja e cila ka qenë Avokate e Shtetit gjatë qeverisjes së PD-së, së bashku me ministren e Financave janë përfolur se kanë marrëdhënie të afërta me të bijën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rasti i tanishëm i pjesëmarrjes së PD-së dhe PS-së së bashku në qeveri në fakt nuk është i vetmi, por është hera e tretë. Precedenti i parë është natyrisht viti 1991 me Qeverinë e Stabilitetit, apo siç quhej qeveria Bufi-Pashko.

Po t’i krahasosh “teknicienët” e Bashës në qeveri me ato që u emëruan në kabinetin e përbashkët PS-PD në vitin 1991, duket se nuk ka shumë ngjashmëri.

Ja përshembull: Dritan Demiraj që është emëruar ministër i Brendshëm, jo thjesht vjen nga ushtria, por ka të ngjizur një militantizëm politik me elitën e PD-së në qeverisje.

PD në vitin 1991 propozoi për ministër Mbrojtjeje të ndjerin Perikli Teta. Jo një ushtarak, por një inxhinier briliant i aviacionit, që kurrë nuk kishte qenë pjesë e strukturave drejtuese në ushtri. Teta e tregoi edhe në drejtim që dha shembullin e një teknicieni elektoral.

Genc Ruli, ministër i Financave, pavarësisht se një deputet i Partisë Demokratike, ishte një autoritet në Fakultetin e Ekonomisë, profesor i kontabilitetit për disa vite dhe botues i shumë studimeve. Që në atë kohë mbante gradën profesor/doktor.

Gramoz Pashko, një lider i PD-së dhe i lëvizjes demokratike në vend, por para se të ishte i tillë, nihej një intelektual i dorës së parë, pedagog i Fakultetit Ekonomik dhe autoritet në fushën e tij.

Ledina Mandia dhe Helga Vukaj janë sot homologët e Pashkos dhe Rulit.

Roli i tyre është i më i njohur kryesisht në sallonet e pushtetit dhe jo në tribunat e opinionit publik, duke mos llogaritur performancat e dobëta, në mos me shumë probleme, në detyrat shtetërore që kanë mbuluar më parë në kohën e qeverisjes së PD-së.

Agim Mero ishte ministër i Tregtisë dhe Turizmit. Një figurë që vinte nga përplasja e fortë me Enver Hoxhën dhe një ekspert i fushës së tij si menaxher.

Emin Musliu, ishte Ministër i Ndërtimit në vitin 1991. Përpara se të ishte një deputet i PD-së ai ishte një nga “baballarët e digave” të hidrocentraleve shqiptare.

Në atë kohë pra në vitin 1991, ishte si PD-ja ajo që tregoi hapje e si shoqëria që hyri në të pa drojë dhe me shumë besim.

Aktivisti Erion Kristo, një nga mbështetësit e kauzës së çadrës në ditët e vrullshme shkruan: “Nëse është e vërtetë që është propozuar avokatja e familjes për Avokate Populli, ky do te ishte një përgënjështrim i madh i Republikes se re. Si ata fëmijët podalikë që lindin me këmbë e jo me kokë. Avokatja e familjes nuk mund të jetë Avokate Populli, se familja nuk është populli. Ja humbet qytetarëve këtë instrument sado të vogël ndihme. Bye bye Republika e re. Linde e vjetër”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Ku kanë ngecur negociatat Rama-Basha dhe a është i destinuar të dështojë takimi mes tyre

Ngec marrëveshja, Rama kërcënon: Po nuk nisi Vetingu pakti prishet

Zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë: 100 prokurorë në mbrojtje të votës

Zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë: 100 prokurorë në mbrojtje të votës

Bëni kujdes nëse u jepni fëmijëve lëng frutash të gatshëm, po ndikoni keq në shëndetin e tyre

Bëni kujdes nëse u jepni fëmijëve lëng frutash të gatshëm, po ndikoni keq në shëndetin e tyre

TË FUNDIT

  • Të fundit
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni