Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tek kodrat e liqenit në Tiranë: shplodhje dhe trishtim

by te Sheshi
27/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Tek kodrat e liqenit në Tiranë: shplodhje dhe trishtim
5
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Që të ishte një qytet nga ata tipikët e qytetërimeve europiane, Tiranës i duhej një lumë; Lana që rrjedh bukur përmes, megjithëse kundërmon erë të keqe; një liqen, ai artificial pranë Tiranës së Re, por sërish vendgrumbullim ujërash të zeza; si dhe një park, si Parku i Madh ose siç njihet Parku i Liqenit. Të gjitha këto vështirësisht se i japin vlerën e merituar kryeqytetit pasi për fat të keq edhe në rastin e liqenit artificial, pak gjëra janë menduar përtej së tashmes. Liqeni artificial i ndërtuar aty nga viti 1958 kishte digën e tij, degën e përroit të Lanës si shkarkues e po kështu nuk kishte ndërtime përreth. Sot ky liqen nuk është më as i lundrueshëm, mbledh ujërat e zeza dhe mbeturinat; dhe ajo çfarë është më e keqja nuk shkarkon e as nuk mbushet me ujë. Ujin që ka mbledhur vjen falë shiut dhe ujërave të bardha e të zeza që derdhin të gjitha ndërtesat përreth. E megjithatë ai është plot me njerëz. Duket se Parku i Liqenit është i vetmi oaz që mbyll një portë të madhe të urbanizimit ekstrem të kryeqytetit dhe çel dritaren e natyrës përtej.

20160127_141453

Fëmijë, të rritur, të rinj, prindër, nëna në pritje, sportistë dhe dashamirës kafshësh, i gjen të gjithë në këtë park ndërsa thithin të vetmin oksigjen që për fat të mirë tani në dimër nuk turbullohet nga era e keqe e gjithçkaje që derdhet në liqenin artificial të Tiranës.

Vasil Stillo e ka parë ky park të ndryshojë çdo vit nga ndërtimi e deri sot. Ai është pensionist, por qysh i vogël ka jetuar pikërisht këtu në Tiranën e Re duke parë se si u ndërtua liqeni artificial dhe çfarë ka ndryshuar nga atëherë.

20160127_142158

“Unë kam qenë këtu pa u ndërtuar liqeni pasi kam banuar në Tiranën e Re. Vij vazhdimisht tani. Ndryshimet janë pozitive sa i përket pjesës së pemëve. Është vend qetësues për mua që jam pensionist. Është vend shumë i bukur, ka qetësi dhe gjallëri. Sigurisht që kur është ndërtuar nuk ka qenë ky peisazh. Ka qenë thjesht natyrë pa shumë ndërhyrje. Pemët kanë qenë në gjendje natyrore, diga ka qenë me ferra e me driza. U bë gjë e bukur kur u ndërtua liqeni. Përballë kanë qenë vreshtat me rrush. Kopshti zoologjik ka qenë shumë i bukur. Ishte i pari vend në Tiranë ku shkonin të gjithë llojet e moshave. Tani thuajse nuk ekziston dhe ka shkuar në atë derexhe.

Sa për liqenin nuk di kush e zbatoi dhe kujt i shkoi mendja që të kishim një liqen, por kur është bërë diga, babai im ka ndihmuar. Bashkë me të tjerë ai dërgonte zhavor me karrocë dhe mbaj mend se poshtë digës ka qenë Lana, ndoshta një degëzim i saj që është mbyllur tani. Shkonte poshtë në Tiranë të Re. Diga bënte shkarkimin nëpërmjet një degëzimi të Lanës dhe kështu liqeni edhe pastohej. Tani është mbyllur e uji nuk pastrohet, pa llogaritur ujërat e plehrat që derdhin të gjithë përreth”.

Ai thotë se liqeni ka humbur funksionin e tij fillestar pasi ishte llogaritur të pastrohej e të kishte shkarkim. Po kështu të mos derdheshin ujëra të zeza. “Tani nuk e ka funksionin e tij si liqen, për mendimin tim. Kishte vend për ndërtime  por kjo kurrësesi nuk duhet të bëhej përreth liqenit. Liqeni do sistem pastrimi,  ka nevojë për një linjë që të sjellë ujë. Është pak e vështirë të ndërhyhet më pasi diga është mbyllur që uji të pastrohet; tani për tani dhe liqeni është jo funksional. Është një gropë që mbledh ujëra të zeza. Me sa mbaj mend unë, atëherë ishte menduar të rriteshin shpendë apo peshq; tani brenda në liqen në se hidhet diçka ngordh nga papastërtitë”.

20160127_142347 (1)

Sigurisht që Vasili nuk  e sheh kaq bardh e zi. Ai del çdo ditë dhe kënaqet kur shikon sidomos fëmijët që e duan shumë këtë vend të gjelbërt. “Fëmijët e kanë shumë qejf liqenin. Prindërit i sjellin gjithmonë këndej si një mundësi për ajër të pastër dhe argëtim. Sa mirë do ishte që liqeni të kishte gjallesat e veta dhe të mos ishte në këtë ngjyrë që ju e shihni shpesh dhe që të vjen keq për dëmin që ka pësuar kjo hapsirë e natyrës, aq e domozdoshme për të gjithë”.

Parku i Liqenit për dashamirësit e sportit

Të shumtë janë ata që zgjedhin të bëjnë sport në hapësirën e gjelbërt të parkut. Prej dy vjetësh, me ndihmën e një prej bankave të vendit, është krijuar një kënd me vegla sportive ku argëtohen, stërviten dhe kalojnë kohën mosha të ndryshme.

20160127_141518

Të tjerë vrapojnë duke e kthyer në një ritëm të përditshëm jete. Kryesisht më sistematikët janë njerëzit në mesomoshë. Ata shprehen se e kanë të domosdoshme të bëjnë aktivitet fizik dhe ku më mirë se në park do të mund të harxhojnë energji. Një problematikë që e hasin të gjithë është fakti se njerëzit vazhdojnë të hedhin plehra kudo. Një grua thotë se ndjen keqardhje pse njerëzit nuk mësuan ende të sillen si të civilizuar. “Parku është rregulluar disi dhe ka kushte të mira. Tani janë vetë njerëzit që e prishin. Këtu vjen e gjithë Tirana dhe është gjithmonë i populluar. Kemi shumë vite që dalim nga parku. Mosha e tretë e ka të domozdoshme daljen këtej. Të rinjtë vijnë për argëtim këndej por ne e kemi detyrim ndaj duhet më tepër vëmendje nga të gjithë”.

Pak histori

Parku i Madh i Tiranës më parë ka qenë një zonë e pyllëzuar që i shërbente disa familjeve të vjetra të vendosura aty si: Hobdarët, Shundët, Villat apo Nishkët që sipas gojëdhënave kanë jetuar prej shekujsh qysh nga vitet 1700. Ishin barinjtë vllehë që vinin në Tiranë duke i lënë emrin “Stani i Gogëve”pikërisht zonës që më pas do të kthehej në këtë oaz gjelbërimi sot Parku i Madh i Tiranës. Mbreti Zog e mendoi edhe më ndryshe funksionin e kësaj zone kur në një skaj të tij filloi vilën e madhështisë së tij, ku nuk qëndroi asnjëherë dhe pranë ngriti dhe varrin e Nënës Mbretëreshë. Me vendosjen e regjimit, më 1950 drejtues të atëhershëm pasi e kishin prishur memorialin e saj, menduan për park. Si zakonisht, bënë një aksion popullor dhe, siç ndodhte rëndom në atë kohë, arritën të ndërtonin Liqenin Artificial, që kapi një sipërfaqe deri në 55 hektarë. Me kohë, në total, parku do arrijë deri në 190 hektarë. Mendohet se liqeni ka filluar së ndërtuari në vitin 1958 dhe bashkë me parkun kanë përfunduar për një kohë të shkurtër. Duke u ndërtuar e zbukuruar, pjesë e pandarë e Parkut u bënë edhe restoranti modern e teatri veror, ku jepesh shfaqje artistike e filma për vizitorët. Për jetën e tij nisën të shkruanin gazetat, ndërsa për përshtypjet dhe vërejtjet e vizitorëve u vendos një “bllok shënimesh”. Pranë Parkut u krijua harta orientuese dhe u ngritën fidanishtja e qendra ambulatore dhe, pak më tej, kopshti zoologjik etj. Kujdes i posaçëm u tregua për ndërtimin e rrugëve të kalimit për vizitorët, me qëllim që mos të dëmtoheshin lulet e drurët, për sigurimin e ndriçimit sa më të mirë etj. Parku në atë kohë nisi të kthehej jo vetëm në një qendër çlodhjeje, pushimi e argëtimi, por dhe edukimi e mësimi. Pjesë përbërëse e jetës së Parkut të Madh ishte edhe Liqeni Artificial, ku u vendosën barka e motoskafë.

Pas viteve 90-të me fluksin e ndërtimeve erdhën edhe shumë ndryshime që do të preknin vetë parkun   e veçanërisht liqenin artificial që për fat të keq është kthyer në një vendgrumbullim për mbetje dhe ujëra të zeza. /tesheshi.com/

Related Posts

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë
Sociale & Shoqëri

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Next Post
WhatsApp sjell risi, bashkëpunim me Facebook

WhatsApp sjell risi, bashkëpunim me Facebook

Ambasadori Lu shkon në Dragostunjë, viziton xhaminë e fshatit (foto)

Ambasadori Lu shkon në Dragostunjë, viziton xhaminë e fshatit (foto)

Mustafa-Vuçiç, nuk ka marrëveshje të re për Zajednicën

Mustafa-Vuçiç, nuk ka marrëveshje të re për Zajednicën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni