Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tej motiveve politike: Ja puna e Ylli Manjanit si ministër Drejtësie, si rrallëkush para tij

by te Sheshi
30/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Tej motiveve politike: Ja puna e Ylli Manjanit si ministër Drejtësie, si rrallëkush para tij

KOMISIONI I LIGJEVE -Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve./r/n/r/nLAWS COMMITTEE - Minister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.

Edi Rama është ndër ata politikanë që ka dashur gjithnjë të promovojë kriterin e punës tek dikush, e sidomos të vartësit e tij, njerëzit me të cilët punon. Por deri më sot, si kryeministër ai duket se nuk e ka zbatuar këtë kriter duke u zhvendosur më tepër tek ai politik më shumë se profesional. Pas shkarkimit të Manjanit, një tjetër pyetje duhet të shtrohet dhe që është më thelbësorja: ishte apo jo ai një ministër i aftë dhe përsa e udhëhoqi dikasterin e Drejtësisë, ç’gjurmë la? Të dhënat tregojnë se nuk ka qenë prej atyre që kanë fjetur në zyrë në pritje të datës së rrogës…

Ylli Manjani u shkarkua nga detyra e tij si ministër i Drejtësisë me urdhër të shefit të tij Kryeministrit Edi Rama pa një motivacion zyrtar (të paktën deri më tani). Po përtej konfliktit politik që mund të ketë ekzistuar mes tyre, ose mes Ramës dhe shefit politik të Manjanit, kreut të LSI-së Ilir Meta, a mund të justifikohet ky shkarkim me paaftësinë e tij si ministër?! Po t’i bëjmë një skaner të shpejtë ditëve të qëndrimit të Manjanit në këtë zyrë në fakt të kundërtën mund të vërtetojmë: që ai ishte një ministër aktiv jo vetëm politikisht por edhe teknikisht. Ka disa nisma ligjore në Kuvend të ndërmarra gjatë kohës së shkurtër që ai e drejtoi këtë ministri; nisma që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me funksionimin e sistemit të drejtësisë në raport me qytetarin; ka gjithashtu një projekt të mbështetur dhe nga ndërkombëtarët për rifunksiomin e gjykatave dhe ndalimin e praktikës së zvarritjes së gjyqeve pa fund. Manjani ka ditur të jetë një ministër reagues i shpejtë kur ka pasur të bëjë me skandale në radhët e gjyqësorit apo hallkave të tjera të sistemit. Ka qenë gjithashtu aktiv dhe ka dhënë propozimeve konkrete përsa i përket Reformës në Drejtësi dhe luftës anti-kanabis. Në këtë rast edhe pse deklaratat e tij janë kuptuar si politike apo personale ndaj ministrit Tahiri nga sistuata e krijuar me kultivimin e drogës në vend duket se Manjani ka pasur të drejtë.

Historia na ka treguar se shpesh ministrat e marrin detyrën dhe “flenë”  në zyrë duke mos shënuar asnjë rekord gjatë ushtrimit të detyrës. Kemi pasur plot të tillë, madje dhe kolegët e Manjanit nga LSI-ja që janë sot në qeveri. Por le ti marrim një nga një analizëne  punëve që ka bërë Manjani për të parë nëse ai ishte ky lloj ministri.

Reformimi i gjyqësorit

Ndërsa togfjalëshi “Reformë në Drejtësi” kishte pushtuar median dhe debatin politik ministria e Drejtësisë kishte nisur në terren reformën e një prej hallkave më problematike të drejtësisë; mosefikasitetin e gjykatave.

“Drejtësi pa vonesa” është një nisëm që i ka marrë shumë energji Manjanit dhe ekipit të tij. Po çfarëështë kjo nismë? E mbështetur nga OSBE, USAID dhe Agjencia Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nisma synon të nxisë funksionimin e gjykatave në të gjithë vendin. Programi synon pakësimin e numrit të seancave gjyqësore si dhe kohëzgjatjen e procedimeve gjyqësore. Manjani, i cili ka qenë vetë prezent në takimet që janë bërë në gjykatat e rretheve, ka theksuar se është e domosdoshme për të rritur besimin e publikut tek gjyqësori si dhe për zbatimin e reformës në drejtësi, pas miratimit të saj në parlament.“Nëse shohim si gjykatat tona gjykojnë sot, sidomos shkalla e parë duket sikur Franc Kafka është shqiptar. Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha reformave dhe që kjo nënë reformë të mos katandiset si nëna e dreqit duhet të ketë gjykata proaktive. Gjykata duhet të shërbejë shpejt”, ka thënë Manjani. Nuk ka qytetar që të ketë pasur njëherë problem me gjykatat dhe të mos bjerë dakord me deklaratën e ministrit. Mbeten për t’u parë rezultatet konkrete të nismës, por fati e deshi që Manjani të mos jetë aty që të korrë suksesin.

Reforma në Drejtësi

Manjani ka qenë gjithashtu aktiv në debatet për Reformën në Drejtësi. Ai ka shprehur rezervat e tij gjatë kohës që hartohej drafti dhe doli kundër ndërhyrjeve të parashikuara për rikonceptimin e organit të akuzës. “Nuk është reformë në Drejtësi nëse nga jashtë sistemit japim direktiva se si duhet të decentralizohet shërbimi apo të krijojmë skema të posaçme. Nuk jam mbështetës i decentralizimit të Prokurorisë së një vendi me 2.8 milion banorë efektiv”, u shpreh ministri Manjani.

Lufta ndaj marijuanës

Një nga momentet më të forta të Manjanit si ministër i Drejtësisëështë pa dyshim qasja e tij ndaj luftës kundër kultivimit dhe trafikur të drogës. Ndoshta po të kishte mbajtur gojën kyçur për këtëçështje ai sot do të ishte ministër akoma.

Ai doli hapur në media duke kërkuar një reagim më të fortë të shtetit ndaj këtij fenomeni të përhapur në të gjithë vendin. “Nevojitet një reagim më i fortë i strukturave shtetërore e nëse do të ishte e nevojshme të përfshihej dhe ushtria. Nga ky fenomen o ndahemi tani o nuk ndahemi më, o ndahemi tani sa ka filluar, se kur të ndahemi pastaj do të jetë shumë vonë dhe do të jetë shumë e dhimbshme”- tha Manjani.

Por strukturat e tjera shtetërore të drejtuara nga njerëzit e Ramës nuk e morën seriozisht kërkesën e tij dhe rezultati; sot kemi nëj vend të mbjellë me kanabis në çdo mal dhe çdo ditë policia lajmëron tonelata të kapura për trafikim, ndërsa mediat e huaja na konsiderojnë si vend origjine të kanabisit për gjithë Europën.

Reagimi institucional

Në të gjitha rastet kur gjyqtarë apo zyrtarë të tjerë të sistemit të drejtësisë janë përfshirë në skandale apo raste korrupsioni Manjani ka reaguar menjëherë ndaj tyre.

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, u pezullua menjëherë nga detyra me urdhër tëManjanit pasi një grua e denoncoi se i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Gjithashtu ai shkarkoi drejtorin e burgut të Shën Kollit në Lezhë, Kant Ndojin, dhe tre punonjës të tjerë pasi liruar nga burgu pa një vendim gjykate, shtetasin kosovar Shuaip Zykaj, i njohur ndryshe me emrin Shaban Zykaj nga Deçani i Kosovës.

Nismat ligjore

Ministria e Drejtësisë ka inicuar disa nisma ligjore të cilat janë mbrojtur nga Manjani ën komisionet parlamentare. Konkretisht Projektligjin për disa shtesa në ligjin “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Shtetëror dhe Privat në Republikën e Shqipërisë”, Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile. Janë katër projektligje që kanë të bëjnë me rregullimin e fushës së ekzekutimit të vendimeve gjyqësore që pritet të ndikojnë edhe në rregullimin e situatës në sektorin bankar. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye
Politikë

Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
“Beteja” e paepur e një socialisti simpatik me Izraelin
Politikë

“Beteja” e paepur e një socialisti simpatik me Izraelin

20/05/2025
Next Post
Maqedoni, Zaev në pritje të mandatit: duhet të jem unë kryeministër

Maqedoni, Zaev në pritje të mandatit: duhet të jem unë kryeministër

6 elementë që i gjeni në kuzhinë dhe ju ndihmojnë për të pastruar shtëpinë

6 elementë që i gjeni në kuzhinë dhe ju ndihmojnë për të pastruar shtëpinë

Shkarkimi i Manjanit: qeveria ashpërson gjuhën, LSI e zbut atë

Shkarkimi i Manjanit: qeveria ashpërson gjuhën, LSI e zbut atë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

20/05/2025
Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Kina prezanton armën e tmerrshme revolucionare

Kina prezanton armën e tmerrshme revolucionare

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni