Mahmoud Mousavi Majd, një qytetar iranian i cili zbuloi për shërbimet e inteligjencës amerikane dhe izraelite vendndodhjet e gjeneralit të vrarë Kasem Soleimani, do të ekzekutohet së shpejti, tha zëdhënësi i autoriteteve gjyqësore iraniane, Holamhosein Esmaili.
Ai tha në një adresë televizive se Majd ishte dënuar me vdekje si spiun për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) dhe Mossadin izraelit.
“Majd zbuloi vendndodhjen e dëshmorit Soleimani para armiqve tanë”, theksoi Esmaili.
Soleimani u vra në 3 janar në një sulm amerikan me dron në Irak. Ai mbahej si përgjegjës për një numër krimesh të kryera nga vullnetarë shiitë kundër sunitëve në Siri dhe Irak.
Ai ishte komandanti i njësive vullnetare shiite që luftonin në këto dy vende. /tesheshi.com/