Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Teatri politik me përjashtimin e Mhill Fufit dhe kërkesa e SHBA për Bashën

by te Sheshi
04/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Teatri politik me përjashtimin e Mhill Fufit dhe kërkesa e SHBA për Bashën

De jure, Mhill Fufi prej kohësh nuk është pjesëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

fufi-dhe-republikanet

Këtë mund ta gjesh fare lehtë duke klikuar në portalin e parlamentit shqiptar, ku deputeti i Mamurrasit figuron në grupin parlamentar të Partisë Republikane të Fatmir Mediut.

Por de fakto, edhe pse nuk ka folur asnjëherë, po asnjëherë në tribunën e Kuvendit si shokët e tjerë të “universitetit”: Tom Doshi, Armando Prenga, Aqif Rakipi, Omer Mamaj etj., Mhil Fufi nuk ka munguar asnjëherë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili zhvillohet çdo të martë në selinë blu, rreth mesditës nën kryesimin e  kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Por kësaj jave, grupin e ka kryesuar ish-kryetari Sali Berisha, i cili ka dhënë porosi të forta sesi duhet të sillen deputetët në sallë.

Grupi i PD-së ka marrë një vendim qëdo të largohet në momentin e votimit të ligjeve të drejtësisë, dhe këtë e bëri të ditur vetë kryetari Lulzim Basha.

Ndërkaq, Fufi, e ka shkelur këtë vendim, por PD nuk ka mbledhur grupin për të marrë vendimin e shkarkimit të deputetit të Mamurrasit.

Ai ose është vetëpërjashtuar, ose vendimi është marrë nga Basha.

Vetë Fufi thekson se nuk do të luajë nga “istikami”.

“Me lajmin për përjashtim jam njohur në media. Zyrtarisht nuk më është komunikuar gjë. Ndenja në seancë gjatë votimit pasi jam anëtar i Komisionit të Ligjeve. Nuk jam njohur me vendim të grupit për mosvotim të projektligjeve”, tha ai.

Por Basha, më shumë sesa një shkak real dhe parimor e ka përdorur si sebep për ta hequr qafe deputetin problematik, që nuk ka as CV as të dhënë tjetër në faqen zyrtare të Kuvendit.

Siç mësohet, ambasada e SHBA që i ka kërkuar Edi Ramës largimin e Tom Doshit, Armando Prengës, Arben Nokës e Koço Kokëdhimës; ndërsa Bashës i ka kërkuar largimin e Mhill Fufit, i cili është i akuzuar për një vrasje bash ditën e zgjedhjeve, 23 qershor 2013; por edhe për akuza të tjera që lidhen me trafiqet.

Fufi u bë i njohur pra gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit në Lezhë, pasi u përplas me armë me një militant të LSI-së, Gjon Gjonin. Pati një perplasje me armë, por nuk u mor vesh se çfare pistoletash u përdorën, dhe aty u vra Gjon Gjoni, u plagos Fufi dhe një kushëri i tij.

Për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjëherë asnjë të arrestuar. Ne fakt policia nuk ka as dosje.

Pas 23 qershorit, Mhill Fufi u bë deputet. Ai zuri vendin e Vasil Bicajt- një prej emrave më të njohur e të nderuar të qytetarisë lezhiane e futbollit shqiptar – që në mënyrë misterioze dhe pa dhënë shpjegime, vendosi që të lërë mandatin e tij. Nën zë u tha se Bicajt i kishte bërë presion pikërisht Fufi, që të jepte dorëheqjen, për t’u bërë ai deputet.

Fufi nuk flet asnjë herë: e vetmja frazë që ka thënë në Kuvend ka qenë: “ulu mërr aty.”

Vendimi për largimin e Mhill Fufit nga PD ka kohë që përgatitet, madje de jure ka ndodhur prej kohësh, por Basha përdori një rast si i mbrëmshmi për ta quajtur si “të blerë nga Rama”.

Po kur kërcënoi ish-trajnerin e Kombëtares së futbollit, Vasil Bici, nga kush u ble atëherë?! /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Akti i rrallë moral në politikën shqiptare të Maqedonisë: ja ç’tha për veten Arben Taravari…

Akti i rrallë moral në politikën shqiptare të Maqedonisë: ja ç'tha për veten Arben Taravari...

Rivihet në punë “Ballshi” i lënë nga Rezart Taçi

Rivihet në punë “Ballshi” i lënë nga Rezart Taçi

Pallati-shportë është në shitje, por askush s’e do

Pallati-shportë është në shitje, por askush s’e do

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni