PD vijon të denoncojë atë që e konsideron cenim i identitetit kulturor, pra prishjen nga qeveria të godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një të ri. Për opozitën, rezistenca do të vazhdojë.
“Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes”, tha deputetja Albana Vokshi. Për PD-në, edhe votimi i ligjit të posaçëm për teatrin, ishte anti-kushtetues. /tesheshi.com/