Kryedemokrati Basha ka reaguar sërish pas miratimit të ligjit që i hap rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, për t’u ndërtuar po aty një i ri.
“Është një ligj që ligjëron vjedhjen. Është një ligj për të ndërtuar 6 kulla betoni”, tha Basha, sipas së cilit ligji i miratuar është antikushtetues.
“Shkatërroi kinema ‘17 Nëntorin’ për të bërë një pallat të shëmtuar, shkatërroi stadiumin ‘Qemal Stafa’ për ta zëvendësuar me kullën e tij të betonit, tani do të shkatërrojë Teatrin dhe çdo memorie që i ka mbetur Tiranës”, vijoi denoncimin e tij Basha.
“Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mosveprimi ynë”, konkludoi ai. /tesheshi.com/