Dr. Silva Bino, shefe e sëmundjeve infektive në ISHP, tha nga të vaksinuarit e djeshëm, mes të cilëve edhe kryeministri Rama, nuk ka patur asnjë lloj reaksioni.
Këtë, ajo ia tha vetë Ramës, gjatë një inspektimi të këtij të fundit në “Air Albania”, atje ku dje startoi procesi.
“Dje nuk kemi pasur asnjë reaksion”, tha Dr. Bino.
Këtë e konfirmoi dhe Erida Nelaj, Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP.
“Gjatë orës së pritjes ne ishim të përgatitur dhe asnjë nuk ka shfaqur problematika. Nuk ka pasur asgjë shqetësuese”, tha ajo.
Rama nga ana e tij tha se kishte marrë shumë mesazhe, në të cilët pyetej nëse ishte mirë. /tesheshi.com/