Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të vakët, por ende të dallueshëm: europianët deklarohen të krishterë si përkatësi ndaj kulturës historike të kontinentit

by te Sheshi
04/06/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Të vakët, por ende të dallueshëm: europianët deklarohen të krishterë si përkatësi ndaj kulturës historike të kontinentit

Në tokat prej nga doli “civilizimi i krishterë”, besimi formëson ende identitetin

Mes amerikanëve konservatorë, një rrymë konvencionale pretendon se Krishtërimi në Europë po shkon me shpejtësi drejt zhdukjes, pasi feja historike po zëvendësohet nga sekularizmi, Islami apo thjesht nga mendje dembele të pashqetësuara nga gjërat metafizike. Megjithatë, një sondazh i ri i kryer nga qendra e kërkimeve Pew, me qendër në Uashington, sugjeron se Krishtërimi ende mbart rëndësi për shumicën e europianëve, si një shënues identiteti dhe formatuesi i qëndrimeve, kjo edhe pse besimtarët që shkojnë në kishë apo që e praktikojnë besimin e tyre janë një pakicë e vogël.

Pas një vëzhgimi ku u përfshinë 24 mijë intervista përmes telefonit në një total prej 15 vendesh, Pew doli në përfundimin se Europa Perëndimore ku Krishtërimi protestant ka origjinën dhe Katolicizmi është bazuar në pjesën më të madhe të historisë së tij, është shndërruar në një prej rajoneve më sekulare të botës… Megjithatë, shumica e të rriturve të përfshirë në vëzhgim e konsiderojnë veten të krishterë, edhe pse ata rrallë shkojnë në Kishë. Në të vërtetë, sondazhi tregon se të krishterët jo-praktikantë (të përcaktuar si njerëz që identifikohen si të krishterë, por që shkojnë në shërbesat fetare jo më shumë se disa herë të pakta në vit) përbëjnë përqindjen më të lartë të popullsisë në të gjithë rajonin.

Studimi gjeti se të krishterët e devotshëm kishin më shumë gjasa sesa ata jo-praktikantë të shprehnin pikëpamje kulturore nacionaliste apo opinione që ishin skeptike në lidhje me besime të tjera si Islami. Por nga grupet e studiuara, njerëzit që nuk e lidhnin veten me ndonjë besim, ishin grupi më tolerant ndaj të gjitha besimeve dhe kulturave të tjera.

Duke marrë përqindjet e mesme në të gjitha 15 vendet, Pew raportoi se 49 për qind e atyre që shkonin në Kishë, e konsideronin besimin musliman si të papërputhshëm me “vlerat e tyre kombëtare dhe kulturore”, krahasuar me 45 për qind të të krishterëve jo-praktikantë dhe 32 për qind të europianëve që deklarohen të palidhur me ndonjë besim të caktuar.

Por, kjo nuk ishte një gjurmë universale. Në Finlandë, për shembull, minoranca e pakët e të krishterëve praktikantë ishin më miqësorë ndaj emigrantëve sesa bashkëqytetarët e tyre.

Për çështje kyçe etike të krishterët praktikantë ishin, ashtu si pritej, dallueshëm konservatorë, ndërkohë që ata që nuk ishin praktikantë ishin pak më ndryshe nga patriotët e tyre sekularistë. Një mesatare prej 52 për qind e besimtarëve të rregullt, ishin të përgatitur të pranonin abortin e ligjshëm në të paktën disa raste, krahasuar me 85 për qind për jo-praktikantët dhe 87 për qind e atyre që nuk deklaronin asnjë besim. Legalizimi i martesave brenda së njëjtës gjini miratohej nga vetëm 58 për qind e të krishterëve që shkonin në Kishë, krahasuar me 80 për qind të të krishterëve jo-praktikantë dhe me 87 për qind të europianëve të paatashuar me ndonjë fe.

Rezultatet e vëzhgimit duket se mbivlerësojnë nivelin e praktikës së krishterë në Europë, dhe për ndonjë arsye disa të anketuar mund ta kenë ekzagjeruar ndjesinë e tyre fetare. Gjetjet se 18 për qind e britanikëve dhe 40 për qind e italianëve janë frekuentues të rregullt të Kishës duken shumë të larta. Por të dhënat e përgjithshme që vihen në dukje nga studimi janë të respektueshme dhe me interes. Ka ende miliona europianë për të cilët Krishtërimi është një tregues i rëndësishëm kulturor dhe të cilët janë të hapur ndaj mesazheve politike me ngjyrim nativist të krishterë. Kjo nuk do të thotë që ata kanë pikëpamje të krishtera për moralin apo çështje filozofike.

Pikëpamjet nativiste që kanë të krishterët ose vatha më e gjerë e krishterë janë në kundërshtim me vetë liderët e tyre fetarë, shumë prej të cilëve theksojnë detyrën për të qenë bujarë me të sapombërriturit apo me të huajt.

Dhe në nivelin e përfitimeve të përditshme politike, ekzistojnë shumë çështje ku të krishterët, muslimanët dhe njerëz të tjerë të besimit bashkohen në njërën anë me sekularistët në anën tjetër.

Këto çështje përfshijnë kontrollin e bixhozit, të drejtat e akomodimit fetar në vendin e punës dhe parimin e përgjithshëm të shkollave me frymëzim fetar.

Por, për njerëzit e zakonshëm të cilët marrin pjesë në vëzhgimet e opinionit publik, përshkrimi i vetes si të krishterë mund të jetë një mënyrë për të thënë: “Unë e identifikoj veten me kulturën historike të Europës sesa me ndonjë prej atyre që kanë lulëzuar në vendet tona, tani së fundmi…”. Ky nuk është domosdoshmërisht një pozicionim fetar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Next Post
Policia maqedonase vret “Llapin” e Tetovës: ja pse u ekzekutua Jeton Rrexhepi

Policia maqedonase vret “Llapin” e Tetovës: ja pse u ekzekutua Jeton Rrexhepi

Vetëvendosje humb betejën: e “urryera” Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendi

Vetëvendosje humb betejën: e "urryera" Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendi

Maçoku më i vjetër në botë feston 30-vjetorin e lindjes

Maçoku më i vjetër në botë feston 30-vjetorin e lindjes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni