Rreth 100 njerëz mbetën të vdekur nga stuhitë e ashpra të rërës që goditën Indinë veriore gjatë natës. Viktimat ishin në gjumë kur u erdhi gjëma.
Shtetet federale të Uttar Pradesh dhe Rajasthan janë më të prekura, me 65 dhe 33 viktima, tha autoritetet lokale në Indi.
Në bilancin e parë, pati 77 të vdekur dhe më shumë se 140 lëndime.
Thuhet se stuhitë shkaktuan zhdukjen e energjisë elektrike, nxorrën pemë nga rrënjët e tyre, shkatërruan shtëpitë e të tjera ndërtesa.
Autoritetet lokale thanë se 143 persona u plagosën, por numri mund të rritet.
Mediat raportojnë se stuhitë e rërës janë të shpeshta në atë pjesë të Indisë gjatë verës, por që shumë pak njerëz kanë vdekur tani.
Stuhia e rërës gjithashtu arriti në Nju Delhi, më shumë se 100 kilometra larg nga vendet më të prekura nga stuhia. /tesheshi.com/