Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pas të shtënave në një shkollë të mesme amerikane në Santa Clarita të Kalifornias.
I dyshuari thuhet të jetë mashkull aziatik, njëkohësisht nxënës i asaj shkolle. Ai u arrestua nga autoritetet policore pas disa orësh arrati.
Gjithsej gjashtë studentë u goditën nga të shtënat me një pistoletë gjysmë automatike.
Incidenti shënoi një tjetër pikëpyetje lidhur me debatin nëse e drejta kushtetuese për të mbajtur armë sjell më shumë dëm sesa dobi. /tesheshi.com/