Gjermanët e Volfsburgut bënë surprizën më të madhe javën e shkuar, duke e mundur Realin e Madridit 2-0 në çerekfinalet e Champions League-s.
Sonte ata do të gjenden në “Santiago Bernabeu”, ku e dinë se do duhet të përballojnë 90 minuta sfilitëse, e se do të jenë shumë me fat nëse ia dalin të kalojnë në gjysmëfinale.
Përndryshe, nëse Reali i Madridit eliminohej, ky do të ishte një goxha lajm në futbollin europian.
Eshtë Zinedine Zidane, trajneri i madrilenëve, ai që përcjell për shtypin atmosferën te ekipi i tij, e faktin se eliminimi as që mendohet.
“Reali nuk përgatitet kurrë për eliminim.”
Zidane thotë se nuk ka arsye për panik, e se është optimist për mundësitë që ekipi i tij të kualifikohet për në gjysmëfinale.
“Nuk jam i shqetësuar. Duhet të jeni gjithmonë pozitiv. I dua sfidat si kjo. Eshtë diçka e mirë të përballesh me një detyrë të vështirë.”
Francezi e di se me ndeshjen e sotshme luan tërë sezonin, por nuk e humb toruan. “Mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Por nuk ndjej një presion shtesë. Ndjej të njëjtin presion si gjithmonë.”
Ndeshja e një jave më parë ndërpreu një seri rezultatesh pozitive të Realit, ndërsa takimi i sotëm vë në peshore tërë sezonin e madrilenëve. /tesheshi.com/