Kartëmonedhat nuk janë me të vërtetë të dallueshme ose joshëse siç ishin dikur. Faji për këtu mund të jetë edhe i “parasë digjitale”.
Por shumë monedha letre mbesin thellësisht simbolike, tregime patriotike të pasurisë dhe kulturës së një kombi, të stolisura me fytyra të njerëzve të mëdhenj dhe momente të përjetshme.
Po sikur kartmonedhat nuk vijnë vetëm nga vendet, por edhe nga kompanitë?!
Shumë marka dhe korporata e kanë PBB më të mëdhe se shtete dhe kanë më shumë pasuri se disa vende të vogla, kështu që ndoshta ka kuptim që ata të shtypin paratë e tyre.
Projektuesi grafik Jade Dalloul ka shkuar një hap më tej, duke imagjinuar se si mund të duken këto monedha të kompanive.
Në një seri të re të ilustrimeve të titulluar “Valuta e Markës”, projektuesi francez ngjall një të ardhme ku lojtarët e ekonomisë botërore si Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg janë bërë imazhe të parave të reja./tesheshi.com/