Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të pasigurtë të investojnë në vendin e tyre, ja sa miliardë euro i mbajnë “nën jastëk” qytetarët e Kosovës

by te Sheshi
09/05/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Të pasigurtë të investojnë në vendin e tyre, ja sa miliardë euro i mbajnë “nën jastëk” qytetarët e Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Edhe pse Kosova vazhdon të jetë një vend me probleme të shumta socio-ekonomike si papunësia dhe varfëria, një pjesë e qytetarëve kanë para të depozituara në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovës deri në mars të vitit 2017 ka arritur në 2.9 miliardë euro.

Nga kjo shumë, më shumë se 2.1 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, që përbëjnë rreth 72 për qind të totalit të depozitave dhe që pasohet nga korporatat jo financiare me mbi 500 milionë euro.

Po sipas BQK-së, 95 për qind e depozitave janë në vlerën valutore të euros por qytetarët e Kosovës mjete të kursyera kanë edhe në valuta tjera shuma e të cilave arrin në 133 milionë.

Sipas të dhënave të BQK-së, rritja vjetore e depozitave është 8.5 për qind, derisa norma e interesit në depozita për ekonomi familjare është 0.9 për qind dhe për ndërmarrje 1.2 për qind. Rreth 24 për qind e totalit të depozitave janë të afatizuar.

Sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike dhe financiare në Kosovë, mbajtja e parave në bankat komerciale nga ekonomitë familjare, tregon një pasiguri për të investuar, por edhe një besueshmëri dhe qëndrueshmërinë të banka komerciale që veprojnë në Kosovë. Ata thonë se për shkak të ambientit jo të mirë për investime, ekonomitë familjare nuk investojnë, por i mbajnë të ngrira partë, e që në ekonomi paratë të cilat nuk janë në qarkullim nuk sjellin ndonjë zhvillim ekonomik.

Milazim Abazi, ekspert për çështje financiare ka thënë për tesheshi.com se një nivel i tillë i kursimeve bankare prej 2,9 miliardë euro, nuk është ndonjë shumë për të cilën duhet të krenohemi. Ai thotë se krahasuar me vendet që na rrethojnë, Kosova ka dy herë me pak kursime për kokë banori. Njëjtë është edhe me kreditë bankare, niveli total i kredive është 2-3 herë më i ultë se në regjion.

“Kursimet dhe kreditë janë të lidhura direkt njëra me tjetrën dhe të dyja bashkë me nivelin e zhvillimit ekonomik. Nuk mund të ketë nivel të lartë të kredive aty ku kursimet bankare janë të ulëta dhe kur këto të dyja janë të ulëta, zhvillimi ekonomik është në krize, siç është rasti me Kosovën”, thotë Abazi.

Por në këtë aspekt sipas tij Kosova dallon nga vendet fqinje. “Mirëpo Kosova dallon nga vendet në regjion për dallimin e madh mes kursimeve dhe kredive. Depozitat janë për 30% më të mëdha se kreditë. Ky fakt tregon se ekonomia është në restikcion, klima e biznesit është e keqe dhe investitorët nuk kanë guxim të investojnë”, u shpreh Abazi.

Institucionet nuk kanë krijuar ambient të mirë të të bërit biznes

Ekonomisti Mustafë Kadriaj struktura e depozitave për ekonomitë familjare mbi 50 % e depozitave janë në kategorinë depozitave të transferushme (1 miliard euro) dhe rreth 23% në kategorinë e kursimeve plus 26% në kategorinë e depozitave tjera pra depozitave me afat. Sipas tij, sipas strukturës së depozitave dominojnë depozitat e transferueshme që vijnë kryesisht nga diaspora ndërsa kategoritë e kursimeve dhe depozitave vendore janë më pak që do të thotë se zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk i lejon që të kursejnë më shumë.

“Sipas BQK-së depozitat në valutën euro janë mbi 2.8 miliardë  euro dhe në valutën jo euro mbi 100 milionë, pra raportet e BQK nuk kanë një shpjegim ekonomik se pse vlera e depozitave janë të larta për ekonominë e Republikës së Kosovës e veçanërisht për ekonomitë familjare (individ fizik) ku marrin pjesë rreth 70 % e totalit të depozitave, d.m.th rreth 2 miliardë euro”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se në lidhet me këtë çështje është e domosdoshme që të realizohet një hulumtim serioz dhe një raport ekonomik i detajuar mbi shkaqet të cilat i shtyjnë si diasporën poashtu edhe qytetarët vendor që të orientohen në depozitim të mjeteve të kursyera në bankat komerciale në Kosovë.

“Si profesionist mendoj se qytetarët kursejnë për arsye të sigurisë së tyre dhe mungesës vullnetit për të investuar në biznese. Shumica e depozitave janë kryesisht nga diaspora që i afatizojnë në bankat komerciale në Kosovë për një të ardhme që të investojnë kryesisht në objekte banimi që kur të kthehen në pushime të kenë shtëpitë tyre që të kalojnë pushimet, por ende te gjenerata e shtyrë dhe e mesme e diasporës ekziston ndjenja e altruizmit që në njëfarë mënyre shtetet ku punojnë nuk e ndjejnë si vendin e ku mund të investojnë”, thotë Kadriaj.

Kadriaj thotë se arsye tjetër pse ka kursime të bankat komerciale të Kosovë është sepse bankat në Kosovë kanë një stabilitet financiar,  nga 10 banka që veprojnë në Kosovë 8 prej tyre janë me kapital të huaj që do të thotë se për tregun e Kosovës kanë stabilitet financiar. Kjo është vërtetuar edhe në raportet financiare qoftë ato nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që janë bërë, kështu që qytetarët kanë gjetur rrugën më të lehtë sipas tyre që në mungesë të ideve për të investuar në një biznes të mundshëm.

“Hezitimi për investime të mundshme nga ana e diasporës është si rezultat që ende qeveritë e Republikës së Kosovës nuk kanë treguar që kanë krijuar një ambient të të bërit biznes si në aspektin  ligjor, të sigurisë, taksave të favorshme si dhe infrastruktura teknike e dobët sidomos furnizimi me energji elektrike edhe mbas 17 viteve çlirim dhe mbi nëntë vite si shtet i pavarur ende ka reduktime”, theksoi Kadriaj. /tesheshi.com/

—

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Erdoğan-i ngre zërin për Jerusalemin dhe el-Aksanë, kryetari i Knesset-it izraelit e quan armik

Erdoğan-i ngre zërin për Jerusalemin dhe el-Aksanë, kryetari i Knesset-it izraelit e quan armik

Kur piloti ia fut gjumit gjatë fluturimit (foto)

Kur piloti ia fut gjumit gjatë fluturimit (foto)

Javën e ardhshme mbahet në Gjenevë një raund i ri bisedimesh për konfliktin sirian

Javën e ardhshme mbahet në Gjenevë një raund i ri bisedimesh për konfliktin sirian

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni