Deputetët e PD-së prej disa orësh ndodhen në sallën e Kuvendit, duke kundërshtuar në këtë mënyrë vendimin për përjashtimin e Lulzim Bashës nga seanca, por edhe shtyrjen e debatit mbi komisionin ad-hoc për reformës zgjedhore.
Seanca është paralajmëruar të filllojë në orën 18:00, por me shumë gjasë kryetari i Kuvendit, sërisht do t´a shtyjë atë, pasi deputeti Basha nuk del nga salla.
E ndërkohë që ndodhet i ngujuar, bashkë me ligjvënësit demokratë në sallën e seancave plenare, Bash aka shpërndarë një foto në rrjetet sociale me komentin: kur dhunohet fjala e lirë, largohen dhunuesit dhe jo opozita. /tesheshi.com/