Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A do të ndryshojë fotografia e skenës politike në Kosovë më 2017-të pasi të vihet në aksion Specialja?

by te Sheshi
13/09/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
A do të ndryshojë fotografia e skenës politike në Kosovë më 2017-të pasi të vihet në aksion Specialja?

Nga Blendi Gashi

Gjykata Speciale pritet të jetë sfida e radhës që mund ta trondisë skenën politike në Kosovë.

Pas përplasjeve të brendshme për Demarkacionin dhe Asociacionin, një goditje e rëndë e pret skenën politike. sidomos në fund të këtij viti kur pritet të ngrihen aktakuzat e para ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, për krime të pretenduara kundër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë në vitet 1998 dhe 1999.

Një gjë të tillë e paralajmëroi së fundmi njeriu që do t’i hetojë ata, juristi nga SHBA-ja David Schëendiman.

Sipas informatave jo-zyrtare, Nemanja Stjepanoviç, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, deri më tani ka përgatitur padi kundër tetë personave, pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa shton se sfida më e madhe për prokurorët e Gjykatës Speciale do të jetë mbrojtja e dëshmitarëve.

Specialja, sipas raportimeve pritet të prek disa nga ish-figurat më të larta të UÇK-së, që aktualisht mbajnë poste politike.

Duke pasur parasysh këtë fakt, nuk përjashtohet mundësia që fillimi i 2017-tës ta gjejë Kosovën përballë protestave të reja që mund të organizohen nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

Me prangosjen eventuale të figurave të larta politike, Specialja vitin e ardhshëm pashmangshëm mund ta ndryshojë edhe skenën politike në Kosovë.

admm

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se figurat kyçe të krimit të organizuar janë në pozitat më të larta të pushtetit në Kosovë dhe se nuk pret që ata të arrestohen në fazën e parë.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli së pari do t’i përcjellin te Specialja një numër të madh të shokëve të tyre dhe do ta mbajnë qetësinë në vend, në mënyrë që ata që do të jenë në radhë, të mos bëjnë probleme, por çdo gjë të shkojë si është më së ‘miri’. Mendoj se së pari do të arrestohen figura të nivelit të tretë dhe të dytë. Figurat kyçe do të lihen për më vonë, ndoshta pas një apo dy vjetësh”, thotë Salihaj, për tesheshi.com.

Sipas deputetit të LDK-së, pamja e skenës politike në Kosovë do të ndryshojë dukshëm, pasi që Specialja të vihet në aksion, pasi sipas tij, shumë figura të “rëndësishme” të krimit të organizuar do të mungojnë në Kosovë, ndërsa qytetarët e Kosovës do të fillojnë të vetëdijësohen dhe t’i kuptojnë më mirë “vlerat” e këtyre njerëzve.

spahuu

Edhe analisti politik Nexhemdin Spahiu, mendon se pasi të ngrihen aktakuzat ndaj njerëzve me ndikim do të ndryshojë skena politike në vend, edhe pse thotë se nuk e di se cilët persona do të preken.

“Skena politike mund të ndryshojë dukshëm pasi që Specialja të vihet në aksion”, thotë Spahiu për tesheshi.com.

“Specialja s’do të bëj pastrimin e skenës politike”

Mendim krejtësisht të kundërt me deputetin Salihaj dhe analistin Spahiu, ndan njohësi i rrethanave politike në vend, Faik Krasniqi, thekson se Gjykata Speciale do të themelohet vetëm për krimet e supozuara të luftës, në bazë të raportit të Dick Martit, dhe sipas tij “peshqit e mëdhenj” të politikës do të jenë të paprekshëm, e “kurban” të tyre do të bëhen disa njerëz të dorës së dytë.

faikk

“Kjo Gjykatë, duke qenë se nuk do të merret me krimet ekonomike dhe vrasjet politike, nuk do ta bëjë as pastrimin e skenës politike, nga kriminelët dhe mafiozët e politikës! Ne si popull e si shtet asgjë nuk do të përfitojmë nga kjo Gjykatë, por vetëm do të humbim edhe nja 10 vite kohë, e në anën tjetër këta kriminelë e banditë prapë do të vazhdojnë të udhëheqin dhe shkatërrojnë Kosovën! E ky popull që jeton me ëndrra syçelë, vazhdon ta gënjejë dhe t’i krijojë iluzione vetes, se kjo Gjykatë do ta pastrojë Kosovën nga këta kriminelë e banditë, të veshur me petkun e politikanit!”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Siç edhe dihet tashmë, Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze.

Ndërkohë, ajo që është e sigurt deri më tani është fakti se të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin e tyre në Holandë, por as në Kosovë

Dënimi më i rëndë që mund ta shqiptojë kjo gjykatë do të jetë burg i përjetshëm, ndërsa mbajtja e dënimit mund të bëhet në njërin nga shtetet që shfaq gatishmëri për të pranuar të dënuarit. Për këtë vendos kryetari i Gjykatës Speciale.

Specialja do të ketë mandat deri më 2025. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Strehimi i muxhahedinëve iranianë në Tiranë, John Kerry: Faleminderit Shqipëri!

Strehimi i muxhahedinëve iranianë në Tiranë, John Kerry: Faleminderit Shqipëri!

Hay-on-Wye, qyteza e librave

Hay-on-Wye, qyteza e librave

Ja si kanë reaguar partitë pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri dhe “rekordi i pathyeshëm” që mban Agron Duka

Ja si kanë reaguar partitë pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri dhe "rekordi i pathyeshëm" që mban Agron Duka

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni