Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Të mjerët”: romani i shekullit dhe rekomandime të tjera nga “The Economist”

by te Sheshi
26/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Të mjerët”: romani i shekullit dhe rekomandime të tjera nga “The Economist”

“Sa kohë ka injorancë dhe varfëri mbi tokë”, shkruante Viktor Hygo në parathënien e romanit të tij “Të Mjerët” në vitin 1862, “libra të tillë si ky mund të mos jenë të padobishëm”. Mos ua vini veshin manualeve vetë-shëruese që apelojnë se disa romane klasike mund t’ju ndryshojnë jetën: në studimin që sapo është botuar për lindjen, rritjen dhe pas-jetën e romanit të Hygosë, “Romani i shekullit: aventura e jashtëzakonshme e Të Mjerëve”, autori David Bellos argumenton se tashmë ky libër ka ndryshuar jetë.

Bellos, profesor letërsie në universitetin Princeton, e bën të qartë që ndërthurja e jashtëzakonshme e krimit dhe ndërgjegjes, mjerimit dhe revoltës mund të pretendohet se kanë ndryshuar kursin jo vetëm të botimeve dhe shoubizit, por po ashtu edhe vetë historinë. Hygo kërkonte reforma – që nga mbështetja për të përjashtuarit e shoqërisë e deri tek arsimi universal –që u bënë norma sociale.

Saga e tij prej 365 kapitujsh për rrugëtimin e heroit të dënuar, Zhan Valzhan përmes Francës së mbushur me konflikte të pas 1815-ës, nisi si një sensacion global – me vlerësime të tilla si “arritja më e madhe në historinë e librit” apo “ndërmarrja e parë e vërtetë ndërkombëtare e librit” – dhe mbeti e tillë. Me njohuri të thella për lëndën, por me një tonalitet të lehtë, Bellos ndan dhe vlerëson këtë libër dramatik, të cilin sa mezi pret t’i kthesh faqet, e që është plot me “parime bujare morale”.

Libri shënoi edhe versionin e parë muzikor, në Filadelfia në janar të vitit 1863.

“Për një djalë”

Në kulmin e luftës civile, Abraham Linkolni varrosi djalin e tij të dashur, Uillin 11-vjeçar. “Kjo është prova më e vështirë e jetës sime”, i tha ai kujdestares së djalit; siç dëshmohet, ai u kthye shpesh pranë dhomës mortore të të birit për ta mbajtur në krahët e tij. Në librin e tij, “Bardo” George Saunders e përdor këtë materiale historik për të thurur një roman të çuditshme e përndjekëse – rreth efektit që kanë të vdekurit tek të gjallët dhe këta të fundit tek të vdekurit.

Ngjarjet vendosen më së shumti në varrezën Georgetown, e libri është plot më shpirtëra që luhaten në “bardo”, një term tibetian për gjendjen e tranzicionit pas vdekjes, por përpara gjykimit. Atje, Uilli bashkohet me Roger Bevins III, një i ri që kishte prerë damarët dhe Hans Vollman, vrarë disa orë përpara martesës. Rrëfimi i Saunders për purgatorin nuk është aspak lehtësues.

Europa e egër

Historia i ka bekuar dhe e ka mallkuar pjesët kufitare të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Një mozaik qindravjeçar gjuhësh, etnish, kulturash dhe besimesh u grimëcua pas ndryshimit politik të pas luftës së parë botërore. Komunitetet u çrrënjosën dhe u shpërndanë gjatë vijave kufitare në vende që i njihnin fare pak. “Në kufi: udhëtim në qoshen e Europës” titullohet libri i autores, Kapka Kassabova, shkrimtare e lindur në Bullgari por që tashmë jeton në Skoci. Ajo përzjen reportazhin, historinë, reflektime gati mistike dhe humor të ashpër për të fiksuar paradokset e së tashmes, sikundër edhe atë që ajo me modesti e quan “copëzat e grimcuara të tapetit human dikur aq të pasur”.

Një pjesë e veçantë është ndjesia e Kassabova-s për mitet më të përndezura lokale: fenerët jashtë-tokësorë, piramidat e humbura dhe vende që ruhen nga gjapërinj uzbekë. Një poete dhe poliglote e arrirë, ajo shkruan një prozë të këndshme, duke u drejtuar me përbuzje ndaj politikanëve, rregullat e ftohta të të cilëve dhe lakmia e pakufi shkatërruan tokën dhe jetët e atyre që ende jetojnë në ato toka.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Rama bën sërish hatërmbeturin me BE-në: as fonde s’po na jepni sa duhet

Rama bën sërish hatërmbeturin me BE-në: as fonde s’po na jepni sa duhet

Shtoni këtë përbërës tek veza, nëse doni të dobësoheni

Shtoni këtë përbërës tek veza, nëse doni të dobësoheni

Policia i kthehet detyrës: kap autorët e vrasjes së fundit në Bllok

Policia i kthehet detyrës: kap autorët e vrasjes së fundit në Bllok

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni