Rrushi mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera.
Edhe pse ekzistojnë lloje të shumtë rrushi, shumica e konsumatorëve kanë njohuri për rrushin e bardhë dhe rrushin e zi. Rrushi i zi duhet ngrënë sa më shpesh edhe për shkak të kaliumit, manganit, vitaminave C, B1 dhe B6. Mirëpo edhe për shkak se është i pasur me fibra bimore, kalcium dhe hekur.
Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, pasi ajo është e dobishme për shëndetin. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë.
Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira. Ruajnë enët e gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Hulumtimet kanë treguar që rrushi i zi shton nivelin e melatoninës i cili është hormon i domosdoshëm për gjumë të mirë.
Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi i zi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku./tesheshi.com/