As vdekja nuk ka arritur t’i ndante. Jetesa e tyre në simbiozë për 60 vite rresht i ka bërë të përfundojnë në të njëjtën kohë udhëtimin e tyre në tokë dhe të nisen bashkë në jetën tjetër.
Luciano e Antonia kanë ndërruar jetën pak orë pas njëri-tjetrit. Fillimisht ndali zemra e tij dhe disa orë më pas zemra e Antonias nuk arriti të durojë dot humbjen e të shoqit, pranë të cilit ka ndenjur pa u ndarë një jetë të tërë.
Dashuri shumë e fortë, deri në frymëmarrjen e fundit. Ndjesi reciproke dhe shumë e thellë, e cila të bën të mendosh edhe në ditët e sotme, ku hallet dhe problemet e shumta pllakosin jetën e gjithkujt, se dashuria e vërtetë ekziston dhe i reziston gjithçkaje.
Luciano Vito Donatiello, 88 vjeç dhe Antonia Lettieri 87, ishin martuar mbi 60 vite më parë. Frut i dashurisë së tyre ishin dy fëmijë, Alessandro, i cili jeton në Zvicër dhe Gerardo, i cili ndërroi jetë në një moshë të re, për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.
Fati nuk ua rezervoi dhimbjen më të madhe dhe të fuqishme dy prindërve: vdekjen e një fëmije, por ata arritën ta kalonin këtë zi të rëndë, falë dashurisë për njëri-tjetrin, çka bëri që dhimbja të kthehet në forcë./tesheshi.com/