Në një moment kur lëvizjet anti-emigratore po fitojnë popullaritet në Europë, “The Economist” shkruan se është koha për të menduar rrugë të reja për ndryshimin e ekonomisë së gjeografisë duke vënë theksin në politika që nxisin zhvillimin e vendeve të lëna pas ose lejimin e emigracionit drejt vendeve me prosperitet ekonomik…
Vala e populizmit po arrin majat. Ky është mësimi i kthjellët i zgjedhjeve të fundit në Gjermani dhe Austri, ku suksesi i partive anti-imigrantore, anti-globalizuese tregoi se një mesazh i armiqësisë ndaj elitave dhe të huajve rezonon më fort se kurrë më parë në mesin e atyre që janë të ngopur me status quo. Gjithashtu mësimi nga Amerika, ku Donald Trump po dyfishon gjestet në bazën e tij të zemëruar, së fundmi duke miratuar një pozicion negociator për NAFTA-n (Marrëveshja e tregëtisë së lirë në Amerikën e Veriut), që ka më shumë gjasa ta prishë sesa ta ribëjë marrëveshjen tregtare.
Këto mjete nuk do të funksionojnë. Zhdukja e NAFTA-s do të dëmtojë në mënyrë disproporcionale punëtorët e kollare-blu-ve që mbështesin z. Trump. Goditja ndaj emigracionit nuk do të bëjë asgjë për të përmirësuar kushtet ekonomike në Gjermaninë Lindore, ku 20% e votuesve mbështetën Alternativën ultra të djathtë për Gjermaninë. Pikërisht, për natyrën vetë-shkatërruese të politikave populiste nuk do të ndihet apeli i tyre. Partitë kryesore duhet t’u ofrojnë votuesve që ndihen të lënë pas një vizion më të mirë të së ardhmes, një vizion që i jep më shumë rëndësi realitetit gjeografik e jo politikës së zemërimit.
Vendndodhja, vendndodhja, vokacioni
Teoria ekonomike sugjeron që pabarazitë rajonale duhet të zvogëlohen pasi vendet më të varfra (dhe më të lira) tërheqin investimet dhe rriten më shpejt se sa ato më të pasura. Shekulli i 20-të solli këtë teori: kufijtë e të ardhurave u ngushtuan në shtetet amerikane dhe rajonet evropiane. Por jo më. Vendet e pasura tani po largohen nga ato më të varfrat. Kjo divergjencë gjeografike ka pasoja dramatike. Një fëmijë që lind i varfër në San Francisko ka dy herë më shumë mundësi që të përfundojë i varfëre dhe i rritur sesa një fëmijë që lind i varfër në Detroit. Fëmijët e lindur në Chelsea të Londrës mund të presin të jetojnë pothuajse nëntë vjet më shumë se ata që kanë lindur në Blackpool. Mundësitë janë të kufizuara për ata që kanë lindur në vendin e gabuar dhe ku ekonomia vuan. Nëse të gjithë qytetarët e saj do të kishin jetuar në vendet me produktivitet të lartë gjatë 50 viteve të fundit, ekonomia e Amerikës mund të ishte rritur dy herë më shpejt.
Divergjenca është rezultat i forcave të mëdha. Në ekonominë moderne shkallëzimi është gjithnjë e më i rëndësishëm. Kompanitë me depozitat më të mëdha të të dhënave mund të trajnojnë makineritë e tyre në mënyrë më efikase; rrjeti social është më tërheqës për përdoruesit e rinj; bursa me bazën më të madhe të investitorëve është më e mira për ngritjen e kapitalit. Këto ndryshime në shkallë krijojnë më pak kompani me 5 yje, të cilat ndodhen në më pak vende të tilla. Çdo vend tjetër është i lënë pas.
Edhe sikur pabarazitë rajonale të zgjerohen, njerëzit po bëhen më pak të lëvizshëm. Përqindja e amerikanëve që lëvizin nëpër linja shtetërore çdo vit ka rënë, është përgjysmuar që nga vitet 1990. Amerikanët tipikë lëvizin më shumë sesa mesatarja evropiane, por sërish jetojnë më pak se 30 milje larg nga prindërit. Ndryshimet demografike ndihmojnë në shpjegimin e kësaj, duke përfshirë rritjen e familjeve me dy shtëpi dhe nevojën për t’u kujdesur për anëtarët e moshuar të familjes. Por fajtori më i madh janë politikat e dobëta. Shpenzimet e larta të strehimit në qytetet e suksesshme i mbajnë të të tjerët jashtë. Në Evropë, mungesa e banesave sociale i shtyn njerëzit të qëndrojnë në banesa të lira. Në Amerikë, përhapja e licencave të punës specifike shtetërore dhe përfitimet e qeverisë dënojnë ata që lëvizin. Pensioni i një mësuesi që qëndron në të njëjtin shtet mund të jetë dy herë më i madh se ai i një mësuesi që lëviz në mes të karrierës.
Në mënyrë krejt të kundër, politikat për të ndihmuar të varfërit, pa dashje kanë përkeqësuar gjendjen e vendeve të mbetura pas. Përfitimet e papunësisë dhe ato shëndetësore u lejojnë njerëzve që janë pa punë të mbijetojnë në vende të vështira, kur ata nuk do të kishin mundësi tjetër përveç se të lëviznin që aty. Përkujdesja sociale e bën kapitalizmin më pak brutal për individët, por ajo i përjetëson problemet aty ku ata jetojnë.
Mirësevini në epokën e vendeve
Çfarë duhet bërë? Një përgjigje është të ndihmoni njerëzit të lëvizin. Vendet e suksesshme mund të bëjnë më shumë për të ndërtuar strehimin dhe infrastrukturën për të akomoduar të ardhurit. Përshpejtimi i njohjes reciproke të kredencialeve përgjatë kufijve shtetërorë ose kombëtarë do të ndihmonte njerëzit të lëviznin aty ku mund të ishin më produktivë. Por një lëvizshmëri më e madhe gjithashtu ka një efekt anësor të kundërt.
Duke i zbrazur vendet e punëtorëve të talentuar, kjo vetëm sa i përkeqëson problemet e tyre. Tatimpaguesi lokal po ashtu largohet kur largohen punëtorët produktivë, ndërsa detyrimet e mirëqenies dhe pensioneve rriten.
Për të shmangur këto rezultate, politikanët kanë kohë që janë përpjekur të forcojnë vendet e pazhvilluara me subvencione. Por, këto “politika rajonale” kanë një rekord të keq, për fat të mirë. Karolina e Jugut e joshi BMW-në në vitin 1992 dhe kompania ndërtoi një grumbull të lulëzuar të automjeteve. Por fondet strukturore të BE-së e rrisin prodhimin dhe ulin papunësinë vetëm për aq kohë sa vazhdon financimi. Kalifornia ka 42 zona sipërmarrjesh të reja dhe nuk ka shënuar rritje të punësimit. Më e mira për politikanët do të ishte që të përqëndrohen në përshpejtimin e përhapjes së teknologjisë dhe praktikave të biznesit nga vendet me performancë të lartë në vendet e lëna pas. Një politikë më e fuqishme e konkurrencës mund të reduktojë përqendrimin industrial, i cili e zbërthen ekonominë e duke i foksuar fitimet në më pak kompani dhe vende. Nxitja e grupimeve duke inkurajuar krijimin e fondeve private të investimeve të targetuara në rajone të veçanta mund të ndihmojë gjithashtu.
Përpjekje mund të bëheshin për të zgjeruar misionin e kolegjeve lokale. Në shekullin e 19-të, Amerika krijoi shumë universitete teknike publike. Ata duhej të mësonin praktikat më të mira për fermerët dhe menaxherët e fabrikave në qytete të vogla dhe zona rurale. Ata mund të luajnë përsëri atë rol për teknologjitë e reja, ashtu si Gjermania tashmë ka një rrjet të institucioneve kërkimore-shkencore.
Qeveritë mund të japin qendra publike kërkimore, në formën e Instituteve Kombëtare të Shëndetit të Amerikës ose CERN-it, në qytete që përgatisin planet më të mira për reformën e politikave dhe investimet publike. Kjo do të ndihmonte në shpërndarjen e ideve të reja dhe do të krijonte një nxitje për vendet e vështira për të ndihmuar veten.
Ndoshta mbi të gjitha, politikanët kanë nevojë për një mendim të ndryshëm. Për progresistët, zbutja e varfërisë ka kërkuar mirëqenie; për liberalët, çlirimin e ekonomisë. Të dy janë fokusuar tek njerëzit. Por ndërveprimi kompleks i demografisë, mirëqenies dhe globalizimit do të thotë se është i pamjaftueshëm. Të zbusësh zemërimin e atyre që janë lënë pas do të thotë të kuptosh se vendet kanë rëndësi gjithashtu./tesheshi,com/