Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të jetosh brenda rrethimit të mureve mesjetare: ja atmosfera në pesë qytete që i mbijetuan kohës

by te Sheshi
31/08/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Të jetosh brenda rrethimit të mureve mesjetare: ja atmosfera në pesë qytete që i mbijetuan kohës
51
SHARES

Muret masive prej guri ishin dikur linja e fundit e mbrojtjes për qytetet antike, struktura të paarritshme të ndërtuara për të mbrojtur banorët nga armiqtë jashtë tyre. Përgjatë viteve, shumë prej këtyre qyteteve të mbrojtura nga muret janë shkatërruar. Por, ato që mbeten vijonë të mbrojnë një mënyrë jetese për ata që banojnë aty, duke u lejuar banorëve të shijojnë historinë edhe në jetën e përditshme, por edhe duke tërhequr turistë.

Pesë nga këto qytete të rrethuara nga muret, janë trashëgimi botërore mbrojtur nga UNESCO.

Dubrovnik në Kroaci

Edhe pse tepër tërheqës prej kohësh dhe mjaft i përshtatshëm për turizëm për shkak të vendndodhjes buzë detit dhe afërsisë me aeroportin, qyteti mesdhetar i Drubovnikut në Kroaci është bërë i famshëm së fundmi si vendi i mbretit në shfaqjen televizive Game of Thrones. Muret mesjetare që rrethojnë për 2 kilometra qytetin datojnë në shekullin e 16-të, ndërsa rrugët këmbësore ndihmojnë në ruajtjen e atmosferës historike të qytetit.

Fluksi i turistëve ndihmuar nga filmi hollivudian, ka sjellë ndryshime ne qytetin e Vjetër, thonë banorët, pasi shumë banorë tashmë janë larguar duke ua lënë shtëpitë me qira turistëve.

Por, ama, banorët që kanë mbetur janë të përkushtuar në ruajtjen e një stili unik jetese brenda mureve të qytetit.

“Fëmijët  që rriten në qytetin e Vjetër kanë respekt për historinë dhe monumentet. Qyteti u mëson atyre sesi bukuria dhe harmonia e arkitekturës ka rëndësi për të ardhmen e qytetit dhe brezave që do të rriten në të”, thotë një banore.

Jeruzalemi

Edhe pse muret që rrethojnë sot qytetin e Vjetër janë ndërtuar në vitet 1500, guri është i pranishëm në strehimet e qytetit që në kohët biblike. “Ndjesia se është antik, edhe jashtë mureve të veta, ndjehet në gurët e vjetër të ndërtesave, në emrat e rrugëve dhe tek jeruzalemasit e vjetër që banojnë aty deri në tetë breza”, thonë banorët.

Edhe pse ka shumë njerëz që mendojnë se Jeruzalemi ka një vibrato të fortë politike, të jetosh në të e ndryshon së tepërmi këtë mendim. “Kur jetoni këtu, keni ndjesinë se gjithçka është ok”, thonë ata.

Në të gjithë Jeruzalemin, si në qytetin e Vjetër ashtu edhe jashtë mureve, lagjet diktohen shpesh nga kombësia ose besimi, edhe pse disa zona janë të përziera më shumë se të tjerat. Anglisht dhe frëngjisht folësit mblidhen më së shumti në Koloninë Gjermane, apo në zonën lukzose Rechavia. Nachloat, që ndodhet 4 kilometra larg qytetit të Vjetër zien nga studentët ndërsa Mahane Yehuda Shuk, është rruga tregtare më popullore. Pothuajse të gjithë banorët jetojnë në apartamente, pasi shtëpitë janë shumë të rralla.

Ávila në Spanjë

Muret e qytetit Ávila janë ndërtruar në shekullin e 12-të për t’u mbrojtur nga konfliktet midis mbretërive të Kastiljes dhe Leonit.

Afërsisht 1 mijë vjet më vonë, ato vijojnë të mbrojnë një qytet pothuajse të paprekur me arkitekturën romaneske dhe kishat gotike. “Efekti është ai se po jeton në një përrallë që i zhvillon ngjarjet në Mesjetë”, thotë një banore.

Qyteti është shumë miqësor me një atmosferë të qetë dhe relaksuese. Banorët duket se janë të moshuar ndërsa ka shumë aktivitete kulturore  e letrare për historinë e qytetit, por të gjitha mbarojnë sapo bie nata.

Banorët jo vendas që kërkojnë një ritëm më nxitës duhet të shohin jashtë mureve të qytetit. “Të rinjtë preferojnë të zhvendosen në jug pasi qyteti po rritet në atë drejtim”, sqarojnë banorët vendas të Ávila-s.

Kartagjena në Kolumbi

Në gjysmën tjetër të botës dhe rreth 100 vjet më vonë, Spanja ndërtoi një set tjetër muresh në qytetin-port të Karaibeve, Kartagjenë. Ky qytet ishte një fortesë e rëndësishme spanjolle. Si anglezët ashtu edhe francezët sulmuan qytetin disa herë dhe Spanja shpenzoi me miliona realë për të mbrojtur Kartagjenën, nga këto sulme por edhe nga sulmet e piratëve që pllakosën në shekullin e 18-të. Muret dhe fortesat qëndrojnë në këmbë edhe sot.

Të jetosh në qytetin e Vjetër duket sikur po jeton në një “sheshxhirimi filmash”, thotë një banore. Shtëpitë e stilit kolonial, të rinovuara duke ruajtur arkitekturën, së bashku me sheshet e populluara dhe kafetë e restorantet përbëjnë një thesar për ata që jetojnë aty.

Kartagjena ka atmosferën e një qyteti të vërtetë të Karaibeve, qyteti i Vjetër të përfshin shpirtërisht, me lumturinë, miqësinë e vendet dramatike që ka.

Ata që duan ta shijojnë qytetin ndërsa e vizitojnë duhet të zënë vend në afërsi të ndonjë prej shesheve që mbushen me shitësit lokalë të frutave, si Plaza de la Aduana, me i vjetri në qytet ku banorët vendas mblidhen zakonisht për të shkëmbyer biseda mes tyre.

Shumë nga shtëpitë e vjetra koloniale janë shndërruar në apartamente të rehatshme, ndërsa ato më modernet gjenden vetëm jashtë mureve.

Carcassonne në Francë

Të jetosh brenda tre kilometrave të rrethuara me mure në Qytet, citadela mesjetare brenda Carcassonne, nuk mundesh tjetër por të ndjehesh pjesë e historisë.

“Të bën të mendosh sesi do të kishte qenë jeta për ata që jetonin këtu me qindra vjet më parë dhe aftësinë e artizanëve që ndërtuan kështjellën, shtëpitë e muret e Qytetit, që e kanë kaluar provën e kohës”, thonë banorët.

Brenda Qytetit, si njihet pjesa e rrethuar, ka më pak se 50 shtëpi të banorëve të përhershëm, një numër i papërfillshëm me katër milionë turistë që e vizitojnë çitadelën çdo vit.

“Shumica  e turistëve nuk janë në dijeni se ka njerëz që jetojnë këtu, ata e shohin të gjithën si një atraksion turistik”, thotë një banor vendas.

Së fundmi, është bërë e vështirë të jetosh brenda mureve pasi bankat dhe zyrat e postës janë mbyllur dhe aksesi është pothuajse i pamundur. Por përpos këtyre, ata që jetojnë aty e mbështesin njëri-tjetrin dhe mirëpresin njerëz edhe në dimër.

Të rinjtë jetojnë në Bastide St Louis, zonën e “re” të Carcassonne, 1.5 km në perëndim të qytetit mesjetar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Shmangni alkoolin: një rrezik tjetër i madh kanceri edhe për gratë

Shmangni alkoolin: një rrezik tjetër i madh kanceri edhe për gratë

Fotografohet në stadium me një telekomandë videolojërash: ja çfarë fshihet pas këtij burri

Fotografohet në stadium me një telekomandë videolojërash: ja çfarë fshihet pas këtij burri

Orët e fundit të merkatos së verës në futboll rezervojnë surpriza pa fund

Orët e fundit të merkatos së verës në futboll rezervojnë surpriza pa fund

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni