Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të jesh musliman dhe korean: një bashkim që i habit shumë njerëz

by te Sheshi
22/04/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Të jesh musliman dhe korean: një bashkim që i habit shumë njerëz

Nga Karim Jordan

Kur avioni zbriti në Inçeon, në aeroportin më të përparuar të botës, u ndjeva shumë i entuziazmuar. Jo vetëm ishte hera e parë për mua si një qytetar gjerman që të udhëtoj aq larg; unë gjithashtu e dija se ky udhëtim ishte diçka e veçantë: një musliman që i çon pesë javë në Korenë e Jugut, në një vend që është strehë e kishës më të madhe pentekostale, e me 46 për qind të popullsisë që nuk ka lidhje fetare, sipas American Pew Research Center.

Fakti se muslimanët përbëjnë vetëm një pakicë të vogël në gadishullin koreanojugor nuk më ndaloi të mësoj sa munda mbi kulturën dhe vetë vendin. Që në çastin kur veshët e mi nisën të dëgjojnë gjuhën koreane e sytë të mund të njohin hangulin, sistemin korean të shkrimit, unë e dija se doja të isha në gjendje ta flisja atë gjuhë. E ndërsa e konsideroj veten ende një fillestar në gjuhën, ndjesia që më dha një grua me veshjen hanbok (një veshje tradicionale koreane, që e mbulon tërë trupin) kur e pyeta në gjuhën koreane se si ta merrja trenin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Inçeonit për në Seul, e si ajo vërtet më kuptoi, më preku thellë në zemër. Ishte po aq prekëse për mua sa udhëtimi pasues nëntokësor nga Stacioni i Seulit në Itaevon, ku një korean, më në moshë, me tre shokët e tij erdhën papritmas të më ndihmonin në kërkimin për bujtinën time pikërisht në atë natë të vonë.

Itaevoni, një pjesë e jetës muslimane në zemër të Seulit

Itaevoni mund të shihet si streha e gati 150.000 muslimanëve që çmohet të jenë duke jetuar në Seul, me thuajse një të tretën e tyre që janë koreanë etnikë. Eshtë një zonë popullore në kryeqytet mes koreanëve në të njëzetat, e është pikërisht vendi ku gjendet Xhamia Qendrore e Seulit, e para xhami koreane, e hapur në vitin 1976. Itaevoni është po ashtu strehë e shumë dyqaneve dhe restoranteve hallall, duke përfshirë restorantin Eid Hallall, një restorant korean i administruar nga një familje e dashur muslimane koreane.

Xhamia Qendrore e Seulit është sot një prej pesëmbëdhjetë xhamive në Kore, përveç gjashtëdhjetë mesxhideve që mund t’i gjeni në aeroport, në universitete e në qendrat tregtare. Xhamia shërben si një qendër lidhjeje për muslimanët dhe jomuslimanët. Bora Song, një muslimane koreane, e një mësuese e arabishtes, u jep përgjigje po ashtu jomuslimanëve për pyetjet e tyre mbi Islamin. Takimi im me të në xhami zgjati vetëm pak minuta, kur por kërkoja të takohesha me muslimanë koreanë në sallën e konferencave. Por ishte hera e parë që kuptova sa i pavarur është Islami nga një kulturë. Ajo ishte muslimane, por koreane. Një bashkim që mund t’i habisë fillimisht shumë jokoreanë dhe koreanë, por që për mua pati kuptim që kur pashë hanbokun, veshjen tradicionale në Kore.

Një e re koreane deklaroi së fundi në televizionin korean se është nder për të kur vishet me hanbokun, dhe ndien se po vepron hijshëm e fisnikërisht, e se po mbron veten dhe familjen. Eshtë një mënyrë modeste të veshuri, dhe kjo është ajo çka Islami u inkurajon të bëni. Koreanet madje e mbulojnë kokën me një copë të quajtur jang-ot për të njëjtën arsye që shumë muslimane vendosin ta vënë hixhabin në publik. Dhe ndërsa hanboku është zëvendësuar në ditët e sotme me veshje më moderne dhe më perëndimore, në vitet e fundit po fiton gjithnjë e më tepër popullaritet mes koreanëve dhe turistëve. Në fakt, të marrësh me qira hanbokun e të vizitosh një nga pallatet me miqtë tuaj koreanë është kthyer në një nga gjërat kryesore që duhen bërë kur udhëton për në Kore. Madje në shumë vende mund të hyni lirisht kur jeni të veshur me hanbokun. Modeluesit koreanë po përpiqen sot ta rikthejnë këtë veshje tradicionale duke e modernizuar atë dhe duke e bërë më të mundshme për t’u blerë.

Mbyllja e hendekut midis kulturës koreane dhe Islamit

Muslimanët koreanë po e ndryshojnë me të shpejtë mënyrën si njerëzit e perceptojnë Islamin në një kohë kur feja është portretizuar shpesh në median kryesore si e rrezikshme dhe e bashkëshoqëruar me terrorizmin.

Një nga artistet e mia të parapëlqyera, Muna Hjunmin Bae, që është gjithashtu një muslimane koreane e cila banon aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, i përdor aftësitë e saj artistike për të na treguar se sa afër mund të jenë Islami dhe traditat koreane.

“Eshtë një proces shumë interesant të zbulosh ngjashmëritë midis rrënjëve të mia dhe Islamit,” më tregon ajo. Për të është një kërkim i vazhdueshëm i identitetit të vet. Ajo u ndje e izoluar në krye të herës, kur u kthye në Islam. “Por kur studiova më shumë mbi Sunnetin dhe hadithet, gjeta nganjëherë në Islam shprehi zakonore që m’i kishte mësuar ime më, e që ajo i kishte mësuar prej prindërve të saj,” shpjegon ajo. Këto lidhje dhe ngjashmëri janë saktësisht ato çfarë ajo po përpiqet të përcjellë përmes vizatimeve të saj, shumë prej të cilave tregojnë koreane me veshjen e tyre tradicionale hanbok.

“Nganjëherë marr reagime negative nga njerëzit në Kore mbi konceptet e mia,” vijon ajo. Tekefundit, Islami ende është një fe shumë e re në Kore. “Prandaj jam ngahera në kërkim të më shumë burimeve që krijojnë lidhje midis Lindjes së Largët dhe Lindjes së Mesme.” Ajo nganjëherë gjen dëshmi historike që tregojnë se kultura koreane dhe Islami mund të bëjnë përpara dorë për dore.

Biseda ime me të zbulon se sa shumë muslimane dhe koreane është ajo në të njëjtën kohë; një mesazh universal aq i rëndësishëm, saqë unë dua ta përdor atë në fund të këtij artikulli. Islami nuk është i lidhur me ndonjë racë apo kulturë. Ju mund të jeni musliman dhe arab, ashtu siç mund të jeni musliman dhe korean, apo gjithçka tjetër nga mund të vini.

Marrë nga: Radio 1

Përktheu: Bujar M. Hoxha – /tesheshi.com/                           

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Edhe socialdemokratët gjermanë me “Merkelin e tyre: Andrea Nahles, gruaja që zëvendëson Martin Schulz

Edhe socialdemokratët gjermanë me “Merkelin e tyre: Andrea Nahles, gruaja që zëvendëson Martin Schulz

Napoli mposht Juventusin në Torino, rihap fort luftën për titull

Napoli mposht Juventusin në Torino, rihap fort luftën për titull

Moto GP: Marquez nuk ka rivalë në tokën amerikane

Moto GP: Marquez nuk ka rivalë në tokën amerikane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni