Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të izoluar e përbuzur nga BE, qytetarët e Kosovës e festojnë me pushim Ditën e Evropës

by te Sheshi
09/05/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Të izoluar e përbuzur nga BE, qytetarët e Kosovës e festojnë me pushim Ditën e Evropës

Nga Bashkim Kastrati

Kosova është vendi më i izoluar në Evropë. Regjimi i vizave nga vendet e BE-së ndaj Kosovës janë të ashpra. Për të marrë një vizë duhet së pari të bëhet një termin, të pritet me javë apo muaj për të aplikuar. Duhet pritur në radhë të gjata para zinxhirëve që vendosin ambasadat për të mbajtur rëndin! Duhet dërguar dhjetëra dokumente, duhet paguar aplikimin për vizë dhe të presësh disa ditë apo javë për të marrë një përgjigje, që shpesh është negative.

Kjo është rutina e një qytetari të Kosovës që dëshiron të marrë vizë për të shkuar në ndonjërin nga vendet e BE-së. Nëse ky qytetar rastis të jetë i punësuar në sektorin publik, sot do të pushojë. Ai do të festojë Ditën e Evropës. Pse duhet festuar këtë festë, vetëm ai e dinë, apo mund të mos e dijë fare. Nëse kalon ka sheshet e Prishtinës ai do të shohë flamuj dhe simbole të BE-së që janë vendosur për nderë të kësaj dite.

Çuditërisht Dita e Evropës është festë zyrtare në Kosovë dhe përcillet me ditë pushimi. Nëse kjo ditë bie në vikend, atëherë zëvendësohet me pushim në ditën e parë të punës në javën pasuese.

Edhe pse Kosova ende nuk ka as liberalizim të vizave, i janë shtuar shumë kritere në këtë rrugëtim, disa prej të cilave konsiderohen të padrejta, kjo nuk ndikon asgjë që institucionet të shprehin “dashurinë” për Evropën. Pra festojnë për atë ku e kanë të ndaluar që të shkojnë lirshëm. Për atë ku nuk janë të pranuar.

Më interesantja është se vendet e BE-së këtë festë nuk e shndërrojnë në ditë pushimi, ndërsa Kosova e izoluar feston duke pushuar. Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk e kanë vizituar asnjëherë ndonjë vend të BE-së, ndërsa sot duhet të jenë pjesë e festës zyrtare, me apo pa dëshirën e tyre.

Para dy viteve nga institucionet e Kosovës u tha që kjo festë nuk do të jetë ditë pushimi, por kjo gjë nuk është bërë në praktikë. Dita e Evropës, vazhdon të mbetet në listën e festave zyrtare.

Ndërkaq, festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike si dhe Pashkët Ortodokse. Javë më parë, kalendarit të festave zyrtare i është shtuar edhe dita memoriale e komunitetit egjiptian.

Duhet cekur që për shumicën e këtyre festave, ditë pushimi kanë vetëm punëtorët e sektorit publik, sepse ata që punojnë në sektorin privat janë të obliguar të punojnë.

Qytetarët nuk dinë pse festohet duke pushuar Dita e Evropës

Tesheshi.com ka pyetur disa qytetarë të grupmoshës së re (që mund të kenë më shumë informacione), se përse festohet kjo festë dhe pse është ditë pushimi në Kosovë. Asnjëri prej tyre nuk ka ditur saktë se cila është simbolika e kësaj feste, ndërsa aq më pak dinin pse duhet të ketë pushim për nder të kësaj dite.

Valoni është nxënës në shkollë të mesme. Ai nesër nuk do të shkojë në shkollë pasi që është pushim dhe në klasë e kanë lajmëruar se mësimi nuk do të mbahet.

“Nuk e di saktë çka do të thotë kjo ditë, por ka të bëjë me Evropën. Edhe pse ne nxënësit kemi qejf të kemi pushime sa më shumë, unë mendoj se nuk duhet pushuar për këtë ditë, por duhet punuar edhe më shumë. Festimet e tepërta nuk janë të mira, sepse ne nuk jemi të pranuar në Evropë, e as nuk kemi liberalizim të vizave. Unë p.sh nuk kam qenë në asnjë vend të BE-së dhe kjo festë më të thënë drejtën nuk më duket disi e arsyeshme”, thotë.

Ndërsa Majlinda thotë se në këtë ditë nuk duhet festuar, por qytetarët do të duhej të protestonin për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj izolimit, sipas saj të padrejtë që po i bëhet qytetarët e Kosovës.

“Në këtë ditë as nuk duhet festuar, e aq më pak të pushohet. Në këtë ditë duhet të protestojnë të gjithë qytetarët para Qeverisë së Kosovës, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe ambasadave, sepse faji qëndron tek ata. Është gjynah që të rinjtë e Kosovës mbahen të izoluar nga vendet e BE-së. Ne po festojmë në kohën kur BE vetëm sa po na shton kriteret për liberalizim dhe po luan me qytetarët e Kosovës për fajin edhe të politikanëve tonë të korruptuar. Prandaj mendoj se kjo festë nuk ka asnjë kuptim tek ne”, u shpreh ajo.

Çfarë është Dita e Evropës?

Më 9 Maj 1950, Robert Schuman prezantoi platformën e tij mbi krijimin e një Evrope të organizuar, si detyrim për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore mes vendeve. Ky propozim i njohur si Deklarata e Schumanit, konsiderohet të jetë fillimi i krijimit të asaj që sot quhet Bashkimi Evropain. Çdo gjë filloi atë ditë. Kjo është arsyeja që në Samitin e Milanos të udhëheqësve Evropian në 1985, u vendos që 9 Maj të festohej si Dita Evropiane. Sot, 9 Maji është kthyer në simbolin e Evropës, si (Dita e Evropës) e cila së bashku me himnin, flamurin, moton dhe monedhën e përbashkët (euron) janë kthyer në simbole identifikuese të entitetit politik të Bashkimit Evropian. Dita Evropës është ditë festimesh dhe aktivitetesh të cilat e bashkojnë më shumë qytetarët dhe popujt evropianë. /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Next Post
Evropa dhe Amerika në një mesazh: PD të hyjë në zgjedhje

Evropa dhe Amerika në një mesazh: PD të hyjë në zgjedhje

Si të mbani nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq

Si të mbani nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq

Zyrtari i administratës së Trump në Tiranë për ngërçin politik

Zyrtari i administratës së Trump në Tiranë për ngërçin politik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni