Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të investosh në shpellë! E kërkon baca Rexhë, roja i zgafellës së Radavcit në Pejë

by te Sheshi
02/10/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Të investosh në shpellë! E kërkon baca Rexhë, roja i zgafellës së Radavcit në Pejë

Nga Blendi Gashi

Oshtima e ujit që bie nga ujëvara e burimit të Drinit të Bardhë, peizazhet e bukura, bjeshkët shkëmbore dhe kanioni i këtij lumi, bëjnë për vete çdo vizitor. Por, nuk është e gjitha çfarë dhuron ky fshat turistik. Resurs tjetër është edhe Shpella e cila gjendet pas lumit.

Shpella e Radavcit është zbuluar që moti, mirëpo pak nga kjo shpellë është eksploruar.

12025470_991226590918874_1613829386_n

Hyrja e shpellës është e orientuar nga veri-lindja me përmasa 2.80 m e lartë dhe 2.20 m e gjerë me një korridor të ngushtë në formë tuneli me gjatësi 2.50 m. Shpella është e ndriçuar nga një dritare natyrore e cila gjendet në pjesën e sipërme të saj. Hyrja e shpellës gjendet në lartësinë mbidetare prej 578 m. Shpella e Radacit veçohet edhe në aspektin “arkitektonik” sepse paraqitet si objekt banimi i krijuar nga natyra.

Njoftimin e parë për këtë shpellë e ka dhënë studiuesi J. Petroviç. Ndërsa arkeologu M. Garashanin e konsideron këtë shpellë si vendgjetje të sigurtë të epokës së paleolitit. Shpella është e një rëndësie të veçantë, pasi që ka indikacione të periudhës së paleolitit, andaj duhet të ketë një trajtim të posaçëm për arsye se në vendin tonë akoma nuk janë konfirmuar gjurmët e kohës së gurit, përkatësisht paleolitit.

Ka një legjendë që qarkullon në lidhje me këtë shpellë, ata thonë se shpella është shumë e madhe dhe ka liqene në të, (Fakt: tani mund të shkohet deri tek liqeni i parë), po e eksplorove deri në fund do të dalësh në anën tjetër të bjeshkës. Sipas fjalëve të fshatarëve njëherë një qen kishte kaluar përtej.

radavci3

Brenda shpellës janë tre liqej

Gazetari i portalit “Te Sheshi”, ka vizituar këtë shpellë, me ç’rast ka bërë një bisedë me mirëmbajtësin e saj.
Një burrë me mustaqe, me emrin Rexhë Demaj, i njohur në fshatin e tij dhe më gjërë edhe si fotograf dhe kameraman, është personi që me qetësi të madhe dhe pa përtesë ua tregon vizitorëve historinë e shpellës. Kështu, bëri edhe me gazetarin e “Te Sheshi”. Në mënyrë të hollësishme tregoi gjithë të dhënat që di për shpellën.

Baca Rexhë tregon se shpella e Radavcit është e njohur për rajonin tonë dhe ajo përkundër që është lënë anash nga pushteti komunal, vizitohet me të madhe nga vizitorë të shumtë. Qe tre vite thotë se është mirëmbajtës jo vetëm i shpellës por edhe i pjesës pranë Ujvarës së Drinit t’Bardhë. Burri me mustaqe tregon se ai është një fotograf i njohur në këtë anë, dhe gjatë sezonit të verës kur numri i turistëve është më i madh përveç që bënë punën e mbikëqyrësit, bën foto të çastit sa për të fituar ndonjë para.

Pasi na tregon pak për vetën e tij, ai tregon sërish ato që di për Shpellën e Radavcit, dhe për interesimin e qytetarëve për ta vizituar.

“Është gjatë 1430 metra nga dera e hyrjes. Lartësia është deri në 3 metra. Bëhen dy vite që kanë filluar ta studiojnë shpellën. E veçanta e saj është se i gjithë uji i burimit të Drinit t’Bardhë e ka bazën në shpellë. Brenda shpellës janë tre liqej. Liqeni i Bunit është 45 metra i thellë, 28 metra i gjërë dhe 200 metra i gjatë. Dy liqejt e tjerë janë më të vegjël. Ka figura të ndryshme që formohen prej lagështisë”, tregon baca Rexhë.

Ai thotë se shpella në mënyrë zyrtare nuk është e hapur për vizitorë, por qytetarët lejohen të hynë brenda shpellës.
Derisa ka edhe vërejtjet e tij për organet komunale të Pejës, pasi thotë se edhe pas 15 vjetësh nga çlirimi, Komuna nuk ka investuar në shpellë.

“Nuk e ka vënë rrymën që të ketë dritë brenda shpellës, as dyert nuk janë ndërruar, nuk ka as pushime për vizitorë. Po të bëhej ndonjë investim padyshim se kjo shpellë do të vizitohej edhe më shumë si nga qytetarët e vendit por edhe nga turistët e huaj”.

Megjithatë, mirëmbajtësi i shpellës, tregon se Komuna e Pejës ka premtuar se për sezonin e ardhshëm do investojë në shpellë, por mbetet të shihet nëse do të ndodh një gjë e tillë apo sërish do të mbesin vetëm premtime.

Baca Rexhë ka treguar edhe për numrin e vizitorëve që e vizitojnë fshatin turistik të Radavcit.

“Gjatë kësaj vere, ka shkuar deri në 5 mijë numri i vizitorëve në ditë që kanë ardhur si nga qytete të Kosovës, nga Shqipëria, por edhe nga shtete të tjera për të parë pare nga afër bukuritë e Drinit t’Bardhë. Një numër i tyre i konsiderueshëm e kanë vizituar edhe shpellën. Ata vizitorë që për herë të parë e kanë qenë në Radavc kanë mbetur të mahnitur me bukuritë që sjell ky vend turistik dhe kanë thënë se do të vijnë për vizitë edhe verën e ardhshme”, ka treguar ai.

Për fund, baca Rexhë u shpreh i lumtur që edhe mediet në vazhdimësi po vizitojnë bukuritë e Radavcit dhe po kontribuojnë që ato të mos lihen në harresë nga pushteti. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ndodh edhe kështu: celulari i bie në ujë, ia kthen…

Ndodh edhe kështu: celulari i bie në ujë, ia kthen...

Prizren: prokuroria nis hetimet kundër katër fajdexhinjve

Prizren: prokuroria nis hetimet kundër katër fajdexhinjve

Angazhimi i Moskës në Ukrainë: OSBE raporton praninë e armatimeve të rrezikshme ruse

Angazhimi i Moskës në Ukrainë: OSBE raporton praninë e armatimeve të rrezikshme ruse

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni