Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të gjitha faktet pse Ilir Meta po përsërit 2009-n me Edi Ramën

by te Sheshi
31/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Të gjitha faktet pse Ilir Meta po përsërit 2009-n me Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Luan Rama, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, i sapoardhur në këtë post, nuk ka bërë asnjë diferencë me Ylli Manjanin, gjatë deklaratave që ka dhënë në Top Story.

Përveç çështjes së “dashnoreve”, që nuk e ka specifikuar, të gjitha akuzat e tjera të Manjanit kanë dalë nga goja e Ramës së LSI-së në mënyrë të rrjedhshme, madje duke e përforcuar me termin se “unë po jap qëndrimin zyrtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Por ka shtuar më pas se “LSI është për të ruajtur të majtën e bashkuar, pasi atë e kemi krijuar vetë”.

Si përkthehet kjo deklaratë dhe a do të rrijë Meta në koalicion me Ramën më 18 qershor?!

Po të ndjekësh performancën e LSI-së gjatë zgjedhjeve të vitit 2009, ku ndodhi trauma mes të majtës dhe ta krahasosh me gjendjen e sotme, gjen shumë gjëra që përputhen.

Në vitin 2009, LSI vinte nga nga disa zhvillime përplasëse me PS-në, që nga pakënaqësia për ndarjen e pushtetit të bashkive, reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese Rama-Berisha, greva e urisë etj.

Por megjithëse ka pasur akuza të bëra nga eksponentë të caktuar të LSI-së ndaj PS-së dhe Edi Ramës, asnjëherë nuk u tha nga LSI se kjo forcë politike do të garonte kundër së majtës, apo që mund të bënte koalicion me Sali Berishën.

Po ç’ndodhi?!

Ilir Meta ndërmori një luftë të ashpër në bashkitë ku kishte koalicion me PS-në, duke rrëzuar buxhetet dhe i lënë në impas kryetarët e zgjedhur socialistë, ndërkohë që vetë kreu i LSI-së paralel me këto zhvillime, fliste për një bashkim të së majtës.

Madje dy muaj para zgjedhjeve të 18 qershorit 2009, Ilir Meta u takua me Fatos Nanon, dolën së bashku në një konferencë shtypi dhe i kërkuan Edi Ramës që të bashkohen në një koalicion të “ së majtës së bashkuar”.

Pas kësaj, Meta gjatë fushatës akuzoi Edi Ramën se ishte ai që nuk e donte të majtën bashkë, pasi sipas tij, nuk është i tillë dhe i kujtoi rrahjen e shpatullave të Sali Berishës në Gërdec.

E në fund ndodhi ajo që dihet. LSI doli e vetme në zgjedhje, mori 4 deputetë dhe më pas pasi e justifikoi qëndrimin e saj me stabilitetin dhe proceset integruese për t’u bashkuar me Berishën.

Edhe këtë herë, gati duket e njëjta performancë, por me situatë të ndryshme, pasi PS nuk është në opozitë por në pushtet.

Javën e fundit, Ilir Meta, ka ndërmarrë presionin më të madh ndaj Edi Ramës për të arritur shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe ka përdorur në këtë sulm frontal “artilerinë” më të rëndë të LSI-së dhe gjeneralët e tij ministra.

Për ta shpjeguar situatën: Rama dy javë më parë ka kërkuar largimin e Ylli Manjanit.

Ilir Meta si kundërpërgjigje ka sulmuar Saimir Tahirin, duke shkaktuar një plagë të rëndë në koalicion.

Të hënën në mëngjes, pasi nuk ka ardhur dorëheqja e Manjanit, Edi Rama, ka lajmëruar nëpërmjet sekretarit se po i shkon Ilir Metës në zyrë dhe i ka thënë tekstualisht: “Harroje largimin e Tahirit, por bëj atë që të them, vendos këtë të duash në vend të tij”, dhe i ka dorëzuar kërkesën për shkarkimin e Ylli Manjanit.

Ilir Meta, ka zëvendësuar Manjanin me Vasilin dhe ka hapur fjalën se ka qenë Ministri i tij i Drejtësisë, i cili nuk ka pranuar që të largohej; pra ka thyer urdhërin.

Një hipotezë që është larg mendjes të pranohet, pasi kur ka pasur një rast të ngjashëm, Ilir Meta jo vetëm që e ka larguar me ceremoni por edhe e ka ndëshkuar ashpër.

Duhen fakte? Ju kujtohet Dritan Prifti në 2010-n që nuk largohej nga detyra e Ministrit të Energjitikës dhe Meta mblodhi kryesinë duke i përmendur edhe origjinën moçalore!

Po Edmond Haxhinasto, pak muaj më pare, që nuk ikte dhe madje përdori edhe influencën e Edi Ramës për të bindur Metën që ishte ministër shumë i mirë.

E shkarkoi pikërisht pas dhënies së tenderit të Rrugës së Kombit për kompaninë turke.

Dhe madje nuk e vendosi në asnjë post drejtues në LSI.

Por situata mes PS-së dhe LSI-së, apo më mirë të thuhet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, ka krijuar një hendek të madh, që është hapur nga akuzat edhe më të ashpra se opozita në lidhje me hashashin dhe korrupsionin.

Madje edhe për Klement Balilin, LSI akuzon PS-në si fajtore në moskapjen e tij.

Nëse lidhin aleancë për zgjedhjet e 18 qershorit, si do të dalin së bashku Rama dhe Meta për të mbrojtur qeverisjen 4-vjeçare, kur Meta rrëzon publikisht lejtmotivin e mandatit të qeverisë së Edi Ramës?

Nëse vërtetë do të qepet e çara e krijuar, atëherë do të duhet ose që Meta të dalë publikisht dhe të thotë që akuzat e LSI kanë qenë të ekzagjeruara, ose që Rama të pranojë publikisht se për hashashin ka faj Ministria e Brendshme dhe Saimir Tahiri.

Rrugë të tretë nuk ka dhe sipas të gjitha gjasave palët do të shkojnë në ultimatum deri në vendimin final për koalicion.

Nga ajo që tha Luan Rama mbrëmë, kjo forcë politike do të kërkojë “të majtën e bashkuar”, pra një koalicion bazë PS-LSI dhe PDIU e FRD të jenë si “bishta”.

Por këtë nuk e pranon Rama, i cili e do Shpëtim Idrizin, siç e ka thënë vetë publikisht, “bashkëkryetar të koalicionit”.

Ilir Meta, sipas të gjitha gjasave do të largohet duke e fajësuar Edi Ramën se ka prishur “të majtën e bashkuar”.

Fiks si në 2009-n…/tesheshi.com/

Related Posts

Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)
Europa

Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

22/05/2025
Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik
Kryesore

Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

22/05/2025
Parlamenti italian miraton “Gjadrin”
Politikë

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Next Post
Pas sulmit vrasës në Kanada, xhamitë në Holandë marrin masa ekstreme

Pas sulmit vrasës në Kanada, xhamitë në Holandë marrin masa ekstreme

Dieta ushtarake: tre ditë për të sjellë trupin në formë (receta)

Dieta ushtarake: tre ditë për të sjellë trupin në formë (receta)

Lajm i keq për Cikalleshin, Adebayor nënshkruan me Bashakshehirin

Lajm i keq për Cikalleshin, Adebayor nënshkruan me Bashakshehirin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kallas, në Ballkan për Dialogun “e harruar”

Kallas, në Ballkan për Dialogun “e harruar”

22/05/2025
Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

22/05/2025
Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

22/05/2025
Fushata: Turqit s’mund të jenë popull barkderr!

Fushata: Turqit s’mund të jenë popull barkderr!

22/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni