Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të fundit nga Mësonjëtorja – ç`po ndodh me tempullin e kujtesës së arsimit shqip në Korçë

by te Sheshi
05/04/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Të fundit nga Mësonjëtorja – ç`po ndodh me tempullin e kujtesës së arsimit shqip në Korçë

Nga Gëzim Hashimi

Historia mbi 1-shekullore që mbart Mësonjëtorja e parë shqipe në Korcë, nuk është aq e njohur sa të na e përligjë  nderimin  për këtë muze të arsimit kombëtar. Fakte të reja që kanë dalë në dritë kohët e fundit,  na tregojnë se ajo cfarë i është paraqitur si trashëgimi publikut, ose ka qënë e paplotë ose e një rëndësie dytësore.

Simboli i arsimit shqip, nga brenda ka qënë i zbrazët, i zbehtë  dhe me stenda  formale. E hapur si shkollë më 7 Mars 1887,  Mësonjëtorja e parë shqipe, edhe kur kremtoi 100-vjetorin e saj  kishte varfëri në dëshmi, relike e objekte të zanafillës së vet. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë sepse aty nga fillimi i shekullit të kaluar, shkolla u plaçkit dhe u zbraz nga orenditë, librat e gjithshka, duke u kthyer në burg.

Niko Kotheraja,historianZbulimet interesante vijnë nga historiani mjaft i apasionuar korçar Niko Kotherja, tashmë edhe drejtor i këtij muzeu. “Eshtë thënë se ka patur objekte me rëndësi të Mësonjëtores dhe ato u zhdukën, por kjo nuk është e vërtetë. Dyshoj se nga mosnjohja e historisë nuk është thënë asnjëherë se kur u mbyll shkolla në vitin 1902, ajo u bastis dhe u plaçkit, ndërsa godina u kthye në burg”  thotë historiani.

Vetëm emri i ndritur dhe fasada i kishte mbetur këtij muzeu, sepse gjendja e tij deri pak kohë më parë ishte për të ardhur keq. Kontributet e korçarëve,  pasardhësit e atyre që kanë qënë nxënës të Mësonjëtores, dhurimet e ndryshme, po bëjnë  së fundi që ky muze të jetë vërtet i çmuar. Në sfodin e këngëve patriotike korçare që dëgjon në zyrën e tij, Niko Kotherja tregon të panjohurat e Mësonjëtores.

Kërcënimi mbi Mësonëjtoren

Vitet 1900-1930 kanë qënë të errëta jo vetëm për Korçn por edhe  për fatin e arsimit shqip. Synimet greke ndaj Korçës nuk mund të linin pa goditje edhe  Mësonjëtoren si vatër e arsimit shqip. “Në muajin Qershor të vitit 1902 u arrestua drejtori i Mësonjtores, patrioti Nuçi Naçi, dhe shkolla u mbyll. Grekët që e bastisën shkollën në muajin Dhjetor të vitit 1912, rrëmbyen prej saj thuajse të gjitha objektet dhe godinën e kthyen në burg. Këto fakte dëshmohen  me shkrime si nga  Nuçi Naçi, por edhe Thoma Avrami e të tjerë”,  pohon historiani Kotherja.

Sipas tij, ka dëshmi të Nuçi Naçit që thonë se në shkollë kishte një portret të Skënderbeut, por më kryesorja një bibliotekë shumë të pasur, librat e së cilës u sekuestruan. “Kjo është e vërteta e madhe, që provon se gjithçka nga shkolla u zhduk , me përjashtim të një stoli, i cili në vitet  ’70-të kur u ndërtua muzeu historik në Gjirokastër u vendos atje, në shtëpinë e vëllezërve Topulli”,  vazhdon rrëfimin e tij drejtori i muzeut.

Ai thekson se nga padija ose dashakeqësia,  shumë deklarues  që kanë folur vite më parë për objekte të muzeut dhe zotërim të tyre, nuk kanë qënë në të vërtetën historike. “Ato objekte që u ekspozuan me rastin e 100-vjetorit të Mësonjëtores së parë shqipe, falë një pune të kujdesshme  i sollën disa vlera muzeut, por ato ishin riprodhime”, vëren Kotherja.  Edhe këto dëshmi jo origjinale,  pas kremtimit të 100-vjetorit filluan të humbasin.

foto dhe relike e Petro Nini Luarasit

Muzeu Kombëtar i Arsimit Shqip, po katandisej në një gjendje të mjerueshme . Edhe ato pak stenda mbetën të zbrazura dhe nuk mund të kënaqnin syrin apo kureshtjen e vizitorëve. “Kur erdha këtu gjeta 4-5 stenda, të varfra në materiale.  Si objekte  gjeta një fyell pa etiketë dhe një shishe të vjetër qelqi  që nuk dihet se kujt i përkasin dhe përse ndodhen në këtë muze. Aktualisht janë ngritur 20 stenda, tre të fundit para pak kohësh  falë dashamirësve . Shumë shpejt  ky muze do të jetë i denjë për atë që përfaqson”, thotë drejtori i institucionit.

Dhurimet që pasurojnë fondin

Historiani Niko Kotherja, me marjen e detyrës si drejtor i Muzeut Kombëtar të Arsimit Shqip, ka treguar se mund të bëhen gjëra të mira kur punës i gjendet i zoti. Falë interesimit të tij, por edhe dashamirësisë së mjaft qytetarëve, ai ka aritur të mbushë  shumë boshllëqe të muzeut.  Dhurimet nisën nga një banor i Korçës, Gjergji Peleshi, babai i të cilit Nikolla Peleshi ka qënë nxënës i Mësonjëtores dhe antar i Bandës së Lirisë.

Kur shkolla u bastis nga grekët në vitin 1912, Nikolla Peleshi nuk pranoi të dorëzonte veglën muzikore të saksit dhe kutinë e tij. Kjo e fundit është dorëzuar si relike për muzeun. “Kjo është relikja e vetme që kemi nga grupimi muzikor  Banda e Lirisë, dhe e para. Këtë e dëshmon edhe një foto se si ka funksionuar Banda e Lirisë”, na sqaron  Kotherja. Dhurimet e para i hapën rrugën  të tjerave, dhe tashmë drejtori i muzeut ka një listë të gjatë të dhurimit të relikeve.

Relike të ruajtura nga pasardhësit e ish nxënësve të Mësonjëtores, janë ato për Thimi Markon, Ksanthipi Kerënxhin, Thanas Floqin, nënëshkruesin e Aktit të Pavarsisë dhe drejtorin e parë të Mësonjëtores pas rihapjes së saj.  Relike me vlera janë edhe ato për Nuçi Naçin, dhuruar  nga nusja e të birit, Antoneta Naçi. Këto relike janë dorëshkrime deri tani të panjohura që do të botohen.

Për Helidhona Fallin, një nga 5 ish-nxënëset  e shkollës së vajzave, ka sjellë relike mbesa e saj Adelina Mazreku. Me vlerë dhe interes të veçantë  janë disa relike prej pllakash grafiti me vija, si dhe tre lapsa  që janë përdorur në kohën e Mësonjëtores.

Një nga vajzat e Shkollës së Vashave, qëndistarja e flamurit Marigo Posio, ka gjithashtu vendin e saj në muzeun e Mësonjtores. “Unë vetë kam dhuruar një kornizë të punuar në mënyrë artizanale  nga patrioti Mihal Ballkameni, si dhe një portofol të gjyshit tim, ish nxënës i Mësonjëtores”, thotë Niko Kotherja. Qershinë mbi tortë të gjithë këtyre relikeve, ai quan dhurimet e Alfred Uçit, nipit të Petro Nini Luarasit. Këto janë  një mbajtëse e librit gjatë leximit, një kuti për zbukurime  dhe një gjergjef që e ka përdorur Lina Luarasi, gruaja e Petro Nini Luarasit.

Dashamirësit po shtohen dhe siç pohon drejtori i muzeut, priten relike të  Jovan Cico Kosturit, një nga figurat kryesore të hapjes së Mësonjëtores, të  Ilo Mitkë Qafëzezit, ish nxënëses Idhomene Bratko etj. Këto dhurime dhe të tjera që priten së shpejti, e kanë pasuruar mjaft fondin e Muzeut Kombëtar të Arsimit Shqip në Korçë.

Muzeu bashkëkohor

Nje ambjent i muzeut Ndërsa dhurimet i kanë mbushur stendat e muzeut të Mësonjëtores, përpjekjet e  drejtorit të muzeut janë që ta bëjë sa më interesante këtë qëndër historike.  Për herë të parë në muze do të ndërtohet një bibliotekë e institucionit. Para një viti kishte vetëm 2-3 libra, tani janë  jo pak por 320  të klasifikuar e të ndarë në skeda përkatëse. Kjo nismë  e ngritjes së bibliotekës së muzeut, është përkrahur edhe nga qytetarë korçarë, si Niko Face, Violeta Pojani,  shkolla jo publike ” Udha e Shkronjave” etj.

Nxenesvizitorene Mesonjtoren e pare shqipePër herë të parë në muze është krijuar arkivi i institucionit me reth 60 dosje të specifikuara  sipas figurave që kanë qënë pjesë e shkollës.  Guida e muzeut , krahas gjuhës shqipe bëhet në anglisht, frëngjisht e gjermanisht. Organizohen veprimtari të shumta sipas një kalendari, duke përkujtuar  ngjarje dhe figura të shkollës simbol. Pak kohë më parë, u interpretua për herë të parë sipas partiturës origjinale Himni i Princ Vidit. Kjo për faktin e thjeshtë se dy autorët, kompozitori dhe shkruesi i teksit, janë korçarë dhe mbështetës të Mësonjëtores. Në ambientet e muzeut, funksinon një mediatekë, në të cilën janë të ruajtura  sekuenca të vjetra filmike të Korçës por edhe kronika të ndryshme të kohës, por edhe materiale të panjohura.

Muzeu nxjerr botimet e tij,  duke ju përmbajtuar sa më shumë të jetë e mundur materialeve origjinale. Historiani Niko Kotherja, krahas mbështetjes që ka gjetur në pasurimin e fondit të muzeut, tregohet i kënaqur edhe me punën e një grupi të rinjsh vullnetarë, nxënës të shkollave që e ndihmojnë në mbarëvajtjen e muzeut. Gjithshka i shpërblehet me vizita edhe më të shumta  dhe  vlerësime,  nga dhjetra e dhjetra njerëz që  tregojnë  interes për të parë  muzeun e përtërirë të Mësonjëtores së parë shqipe. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Shpërthen sulmi kuqezi, Balaj, Gashi e Cikalleshi vendosin ndeshjet

Shpërthen sulmi kuqezi, Balaj, Gashi e Cikalleshi vendosin ndeshjet

Polici – OSHEE publikojnë të dhënat e javës: sërish të arrestuar  si vjedhës energjie

Polici – OSHEE publikojnë të dhënat e javës: sërish të arrestuar si vjedhës energjie

Situata në Jemen, Turqia evakuon edhe 7 kosovarë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni