Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A do të fillojë mbledhja e parave nga qytetarët e Kosovës për sigurime shëndetësore?

by te Sheshi
25/12/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
A do të fillojë mbledhja e parave nga qytetarët e Kosovës për sigurime shëndetësore?

Nga Bashkim Kastrati

Tashmë ka mbetur edhe një javë nga koha kur qytetarëve të Kosovës do të duhej që t’i ndalen nga 7% e pagës për sigurim shëndetësor (3.5 për qind punëtori dhe 3.5 për qind punëdhënësi).

Qeveria e Kosovës ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin Financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Statutin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, mbetet e paqartë se a do të fillojë mbledhja e parave nga qytetarët për Fondin nga data 1 janar i vitit 2017.

Që nga viti 2004, Ligji për Sigurime Shëndetësore është hartuar dhe është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës. Ndërsa, Ligji për Sigurimet Shëndetësore është miratuar në vitin 2007, mirëpo ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi. Ndërkohë ky ligj ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai që e inicioi këtë ligj, ish-ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, u kujdes të paralajmërojë pasardhësin e tij që të kujdeset mirë kur bëhet fjalë për shkeljet e mundshme ligjore, pasi mund të përballet me probleme juridike.

“Unë them se ka kufizime ligjore për fillimin e grumbullimit të premiumeve për ligjin për sigurime shëndetësore. Nuk janë të plotësuara shumë pika që i parasheh ky ligj. Këtu mund të vijmë tek një çështje serioze. Mund të ngritin padi si qytetarët edhe institucionet. Ka implikime juridike lidhur me këtë çështje dhe duhet të kemi kujdes. Rrethanat aktuale mendoj se do të duhet ta shtyjnë mbledhjen e fondeve, deri në plotësimin e dispozitave ligjore të përcaktuara me ligj,’’ ka deklaruar Agani.

Në anën tjetër ministri aktual i shëndetësisë Imet Rrahmani ka thënë se pavarësisht reagimeve megjithatë ky proces do të nisë, duke qenë i sigurt se do të ketë benifite.

Ai ka thënë se janë krijuar kushtet, në bashkëpunim me gjitha institucionet relevante, që të fillojë zbatimi i ligjit për sigurime shëndetësore, ndonëse në fillim do të ketë vështirësi.

‘’Natyrisht që kemi dilema ne si përgjegjës, pasi e pranojmë se është shumë sfiduese dhe me përgjegjësi të madhe që ligji për sigurime shëndetësore të fillojë të implementohet ashtu si duhet. Ky ligj është i të gjithëve dhe kontributi është i të gjithëve dhe duhet të jetë ashtu, sepse vetëm me kontributin e institucioneve qeveritare, të gjitha niveleve dhe gjitha agjencive, por edhe vetë profesionistëve shëndetësorë, ne mund të pretendojmë se ky do të ketë një fillim të mbarë”, ka thënë Rrahmani.

Fillimi i mbledhjes së “premiumeve” bie ndesh me ligjin?

Ligji për Sigurime Shëndetësore është kritikuar nga njohësit e fushës së shëndetësisë, të cilët kanë kërkuar që ai të ndryshohet. Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë nuk i ka përmbushur disa pika obligative që parashihen me Ligjin për Sigurime Shëndetësore, duke bërë që fillimi i mbledhjes së “premiumeve” të bie ndesh me ligjin.

Udhëheqësit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës kanë deklaruar se nuk janë përmbushur ende obligimet që parashihen me ligj, para mbledhjes së premiumeve. Kjo sindikatë konsideron se brenda ligjit parashihen të përmbushen një sërë obligimesh që do të kryhen nga Ministria e Shëndetësisë, para se të fillojë mbledhja e premiumeve. Andaj, duke e marrë parasysh se asnjë nga këto obligime nuk janë përmbushur, apo sindikata si partner social nuk e dinë, ato obligime që nuk janë përmbushur janë: asnjë qytetar i Republikës së Kosovës i punësuar në sektorin publik, nuk është i pajisur me kartë shëndetësore.”

Gjithashtu federata sindikale konsideron se nuk është bërë plotësim ndryshimi i nenit për sektorin privat për ndërrmarjet publike. Deklarata financiare, së bashku me pakon e shërbimeve e që parashihet me ligj, të dërgohet tre muaj para vitit fiskal, nuk është dërguar dhe mjetet nuk janë miratuar nga ana e Qeverisë. Nuk është miratuar çmimorja, e shumë të tjera.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka planifikuar të ndajë 17 milionë euro për të punësuarit në sektorin publik dhe rreth 14 milionë euro për sektorin privat.

Ekspertët kanë vlerësuar se për një vit do të mblidhen rreth 60 milionë euro, derisa, sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, me kalimin e viteve dhe futjen në sistem të të gjithë kontribuesve, buxheti mund të shkojë edhe deri në 100 milionë euro në vit.

Një nga sfidat më të mëdha për implementimin e këtij ligji është kostoja e lartë financiare dhe implikimet buxhetore që shkakton ky ligj. Në sektorin publik, në bazë të pagës mesatare, kostoja duhet të jetë 18 milionë euro në vit për të punësuarit, si dhe 18 milionë euro për qeverinë.

Ndërkaq në sektorin privat, në ndërmarrjet të cilat paguajnë TVSH, ashtu siç edhe është e theksuar në Ligjin për Sigurime Shëndetësore, në bazë të pagës mesatare, kostoja vjetore do të jetë 19 milionë euro për punëdhënësin, ndërsa për punëmarrësin 19 milionë euro. Përqindja e premiumeve është e ndarë në mënyrë të barabartë.

/tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Lëngu i mrekullueshëm që ju ul fryrjen e barkut në pak minuta

Lëngu i mrekullueshëm që ju ul fryrjen e barkut në pak minuta

Administrata Obama ndalon kreun e Srbska-s, Dodik të shkojë në inagurimin e Trump

Administrata Obama ndalon kreun e Srbska-s, Dodik të shkojë në inagurimin e Trump

Ja pse duhet t’i kontrolloni mirë vezët para se t’i fërgoni

Ja pse duhet t'i kontrolloni mirë vezët para se t'i fërgoni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni