Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të dhënat e sondazheve: Brexit mund të nxisë efektin domino kundër Brukselit në Europë

by te Sheshi
11/06/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Të dhënat e sondazheve: Brexit mund të nxisë efektin domino kundër Brukselit në Europë

Ashtu si edhe ministri gjerman i Financave nënvizoi shumë qartë në një koment për median gjermane, duket se skenari i një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të nxisë një efekt domino në disa nga shtetet e bllokut ku janë shtuar ndjenjat euroskeptike.

Pyetur nga revista gjermane,  “Der Spiegel” nëse edhe vende të tjera do të tentonin të largoheshin nga BE në rast të një votimi për Brexit, Wolfgang Schäuble tha: “Nuk mund ta përjashtojmë… si do të reagonte, p.sh Holanda e cila tradicionalisht ka qenë aleate e afërt me Britaninë?”

Ka shumë pak dyshime se me rritjen e euroskeptikëve, Brexit do të forconte populistët, partitë anti-Bruksel në të gjithë Bashkimin Europian, duke shtuar mundësinë për fragmentarizimin dhe shkuarjen drejt asaj që disa, përfshirë edhe ish-shefin e stafit të mbrojtjes së Britanisë, lordin Bramall – e shohin si një rrezik të vërtetë për shpërbërjen e strukturës.

Një studim i publikuar këtë javë nga qendra e kërkimeve Pew me bazë në Uashington, tregonte se mbështetja publike për Bashkimin Europian ka rënë me shpejtësi në të gjitha vendet anëtare të tij përgjatë vitit të kaluar.

Sondazhi në 10 shtetet më të mëdha të Bashkimit Europian tregoi mbështetje të fortë për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, me një mesatare prej 70 për qind të të anketuarve në 10 vende që e shihnin Brexit si një gjë të keqe.

Por, përqindja e europianëve që e shohin BE-në në mënyrë të favorshme është kredhur, thuhet në studimin e Pew, duke relfektuar palumturinë e e zgjeruar nga Brukseli në menaxhimin e krizës së refugjatëve në Europë dhe sfidat aktuale ekonomike.

Vetëm 38 për qind e të anketuarve në Francë thanë se kanë një mendim të favorshëm për BE-në, në rënie me 17 pikë nga viti i kaluar. Mbështetja për BE-në në Spanjë ra me 16 pikë në 47 për qind, në Gjermani me tetë pikë në 50 për qind, dhe në Britani me shtatë pikë në 44 për qind. BE fiton më së shumti mbështetje në Poloni dhe në Hungari, me 72 dhe 61 për qind.

Një votë pro Brexit me gjasa do të sjellë më shumë apele të detyrueshme dhe frekuente për referendume të ngjashme në Suedi, Danimarkë dhe në Holandë dhe në varësi të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të vitit 2017 edhe në Francë, që mund të provohet të jenë të vështira për t’u injoruar nga qeveri të dobëta.

Analistët theksojnë këtu se gjasat janë që në raste referendumi për marrëdhëniet e vendeve me BE-në, pyetja mund të mos jetë me patjetër nëse vendi duhet të qëndrojë ose të largohet nga blloku.

Më shumë gjasa ka që pyetja të jetë për rinegociimin e kushteve dhe kthimin e pushtetit në qeverinë kombëtare, që  mund të rezultojë me dobësimin e funksioneve të BE e ndoshta mund të çojë, në terma afatgjatë, edhe në një bllok me një “gjeometri më variabël”, me një bërthamë thellësisht të integruar e shoqëruar nga anëtarë më të larguar satelitë.

Geert Wilders nga partia anti-europiane e anti-muslimane holandeze, – rezultatet më të mira të së cilës ndonjëherë, ato të janarit sugjerojnë se mund të fitojë gati 42 vende nga 150 ulëset e parlamentit vitin e ardhshëm, ka thënë se Brexit do ta bëjë më të thjeshtë për vendet e tjera që të marrin të njëjtin vendim.

Në Skandinavi, partia e demokratëve suedezë, e cila mban ballancën e pushtetit në Stokholm, është formalisht në favor të qëndrimit në BE, por ka thënë se blloku i sotëm “nuk është një që do të votohej nga suedezët” dhe se do të bënte çdo gjë të mundur që të limitonte ndikimin e Be-së.

Kristian Thulesen Dahl, lideri i partisë daneze të Popullit, që mbështet qeverinë e minorancës së liberalëve në Kopenhagen, ka deklaruar se shpreson që Britania të qëndrojë në Europë, por vetëm për shkak se e sheh si mundësinë më të mirë që Danimarka të rinegociiojë marrëdhënien e vet me BE-në.

marine

Në Francë, Fronti Nacional i Marine Le Pen, e cila mendohet se mund të arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, prej kohësh ka deklaruar se kërkon rinegociimin e anëtarësisë së Francës në BE, nëse merr pushtetin, dhe mbajtjen e një referendumi për qëndrimin në BE.

Le Pen e ka cilësuar referendumin britanik një moment kyç në historinë europiane dhe ka lënë të kuptohet se çdo shteti duhet t’i lihet mundësua të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë ose jo. “unë shpresoj që francezët të kenë një mundësi të ngjashme. Duhet të ketë një model tjetër bashkëpunimi midis popujve”, ka thënë ajo.

Madje, edhe në Gjermani,  “Alternative für Deutschland”–  forca e tretë më e madhe politike e vendit- ka deklaruar se Brexit do të përftojë një mundësi për të nxitur reformimin e BE-së.  Partia e Lirisë në Austri, që për pak sa nuk fitoi zgjedhjet presidenciale muajin e kaluar, gjithashtu dëshiron të rinegociiojë marrëdhënien e vendit me Brukselin.

Debati i furishëm kundër BE-së në disa qeveri të Europës lindore, më së shumti në Hungari dhe në Poloni, sidoqoftë mbahet kryesisht për konsum të brendshëm. Rezistenca ndaj Brukselit mund të rrisë apelin e partive populiste, por anëtarësia në BE u sjell atyre shumë më tepër avantazhe që ta kenë seriozisht axhendën e rinegociimit apo daljes nga BE.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
I riu arrestohet si nëpër filma

I riu arrestohet si nëpër filma

Përplasjet e tifozerive e shoqërojnë barazimin mes Anglisë dhe Rusisë

Përplasjet e tifozerive e shoqërojnë barazimin mes Anglisë dhe Rusisë

“Il Giornale” kritikohet ashpër për dhurimin e Mein Kampf-it

“Il Giornale” kritikohet ashpër për dhurimin e Mein Kampf-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni