Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar një lajm shqetësues. Sipas kësaj agjencie, prilli i këtij viti ka qenë muaji më i ngrohtë që prej kohës kur kanë nisur matjet e temperaturave, ndërsa marsi i këtij viti ka qenë muaji më i ngrohtë në 136 vitet e fundit.
Këto të dhëna tregojnë se rritja e temperaturës globale është konstante, fenomen ky që duhet të shqetësojë seriozisht botën.
Agjencia amerikane muajin e kaluar ka paralajmëruar se tetori, nëntori dhe dhjetori i vitit 2015, si dhe janari dhe shkurti i këtij viti kanë thyer rekorde në temperaturat globale dhe pritet që ky trend të vazhdojë.
Siç thekson NASA në raportin e ri, temperatura në nivelin global gjatë muajit prill është më e lartë për 1,1% në raport me matjet në periudhën prej 1951-1980, ku prilli bëhet muaji i gjashtë që tejkalon temperaturat e matura më herët.
“Për momentin ndodhemi në situatë, ku nuk e kemi idenë se si do të rrjedhin gjërat. E kemi ditur se Ninjo ka pasur ndikim, por askush nuk ka pritur një kërcim kaq të lartë”, ka thënë meterologu Erik Holthaus.
Ai ka shtuar se ekspertët vlerësojnë që temperatura globale në vitin e fundit është rritur me 25% në raport me matjet e bëra në vitin 1880.
Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Godard të NASA-s për hulumtime të Hapësirës, ka ardhur në përfundim se shkencëtarët me siguri të plotë mund të parashikojnë që viti 2016 të jetë viti më i ngrohtë që mbahet mend ndonjëherë. /tesheshi.com/