Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të dhëna dhe statistika: si e gjen Kosovën Dita Botërore Kundër Varfërisë

by te Sheshi
17/10/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Të dhëna dhe statistika: si e gjen Kosovën Dita Botërore Kundër Varfërisë

Nga Bashkim Kastrati

Sot shënohet dita botërore kundër varfërisë, ndërkaq organizata të ndryshme joqeveritare, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Ishte 17 tetori i vitit 1987 kur më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris, për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, urisë dhe dhunës, transmeton Klan Kosova.

Kjo ditë Kosovën e gjen sërish të varfër, pa një progres në këtë drejtim dhe më e keqja pa premisa të qarta se mund të bëhet diçka konkrete për uljen e nivelit të varfërisë.

Gjatë viteve të fundit janë dhënë statistika të ndryshme në lidhje me varfërinë dhe papunësinë. Aktualisht varfëria relative konsiderohet të jetë rreth 40 për qind, ndërsa varfëria absolute konsiderohet të jetë 12 deri në 15 për qind. Në Kosovë i varfër relativ apo në kufij të varfërisë konsiderohet një person që ka vetëm 1.42 euro në ditë, ndërsa i varfër absolut, apo ekstrem ai që ka vetëm 0.93 euro në ditë. Përqindja e varfërisë është më e lartë tek familjet e mëdha, tek ato familje që kanë shkallë të ulët të arsimimit dhe kryefamiljaret femra.

Ndër shkaqet kryesore të varfërisë është papunësia. Në Kosovë ka një fuqi punëtore të grup-moshës së re, ndërsa këtë situatë e rëndon fakti se Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 35.1 për qind. Në vende urbane 28.5 për qind, ndërsa në vende rurale 40.1 për qind. Sipas gjinisë, meshkuj të papunë 32.0 për qind, femra 44.4 për qind, ndërsa të rinjtë (mosha 15-24 vjeç) 60.2 për qind të papunë.

Mitrovica, komuna më e varfër

Komuna e Mitrovicës, dikur ishte komuna më e zhvilluar industriale në Kosovë. Në këtë komunë ishte numri më i madh i të punësuarve, aty ishin të punësuar edhe shumë qytetarë të komunave tjera të Kosovës. Sigurisht që gjiganti “Trepça” ishte njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj të të lartcekurve.

Por sot Mitrovica është komuna më e varfër në Kosovë dhe e goditur më së shumti nga papunësia dhe varfëria. Përderisa për pjesën veriore nuk janë ofruar shënime nga autoritetet lokale, sipas të dhënave zyrtare të muajit dhjetor të vitit 2015, në pjesën jugore të komunës së Mitrovicës, afër 2000 familje me rreth 10 mijë anëtarë janë të përfshirë në skemat e ndihmës sociale, shifër kjo që e radhit në vendin e parë krahasuar me komunat tjera.

Ndërsa punëkërkues të regjistruar llogariten të jenë mbi 6 mijë 700, por ka një numër të madh të qytetarëve që nuk regjistrohen në qendrat për punë sociale, pasi që nuk kanë besim se mund të gjejnë punë përmes këtyre zyrave të punësimit.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e varfërisë ekstreme apo absolute në Mitrovicë dallon nga qytetet tjera. Vetëm varfëria ekstreme sillet deri në 18 për qind.

Fëmijët vuajnë më së shumti pasojat e varfërisë

Shumë fëmijë në Kosovë jetojnë në kushte të rënda sociale, apo lindin të varfër. Kështu thonë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore që merren me mbrojtjen e fëmijëve, sipas të cilëve, kushtet e rënda të familjeve të tyre, bëjnë që këtyre fëmijëve t’u mungojnë gjërat elementare për jetë, duke llogaritur edhe ushqimin kualitativ për moshën e tyre.

Një nga dy fëmijët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, jetojnë në kushte të vështira sociale, apo jetën e fillojnë në varfëri.

Këto të dhëna dalin nga një raport i Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Sipas këtij raporti, familjet e këtyre fëmijëve nuk kanë mundësi për t’u siguruar ushqim cilësor për moshën e tyre.

Nëse merret parasysh vija absolute, një nga dy fëmijë jetojnë në varfëri, që do të thotë në një ambient me 1.42 euro në ditë. Ndërkaq, në familjet që jetojnë në varfëri ekstreme, që shpenzojnë më pak se një euro në ditë, çdo i pesti fëmijë jeton në kushte të vështira.

Fatkeqësisht të gjithë parametrat ekonomik tregojnë se nuk do të ketë ndryshim të trendit të varfërisë dhe kjo mbështetet edhe në prognozat për rritjen e Bruto Produktit Vendor (BPV).

Parashikimet e Bankës Botërore (BB) janë jo të mira për sa i përket rritjes ekonomike, dhe nuk janë të ngjashme me ato që i ka parashikuar Qeveria e Kosovës. Banka Botërore ka parashikuar që rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2016 të jetë 3.6 për qind, çka paraqet një shkallë më të ulët me vitin paraprak, kur ishte 3.9 për qind. Ndërkaq, parashihet një rritje prej 3.7 për qind në vitin 2018. Por sipas njohësve të fushës së ekonomisë, kjo rritje ekonomike nuk do të ndikojë që të ulen shifrat e larta të papunësisë dhe varfërisë. Për t’u arritur kjo, Kosova duhet që të ketë rritje rreth 10 për qind të Bruto Produktit Vendor. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
Mësoni diçka mbi TCAPS, kufjet bionike

Mësoni diçka mbi TCAPS, kufjet bionike

“Trepça”, serbët kërcënojnë me gjuhë ushtarake

“Trepça”, serbët kërcënojnë me gjuhë ushtarake

Fotoja Buzhala-Meta para sulmit ndaj Ramës dhe “halli” i përbashkët me Hashim Thaçin

Fotoja Buzhala-Meta para sulmit ndaj Ramës dhe “halli” i përbashkët me Hashim Thaçin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni