Fotot e studentëve filipinas që mbajnë të ashtuquajturat “kapele kundër kopjimit ” në provime janë bërë një hit viral në rrjetet sociale.
Një profesore e inxhinierisë mekanike në një kolegj në Legazpi City u kërkoi studentëve të bënin mbulesën e tyre të kokës për t’i parandaluar ata të shikonin në testet e të tjerëve.
Siç shkruan BBC, shumë prej tyre ishin shumë kreativë, duke bërë “kapele” nga kartoni, kutitë e vezëve dhe materiale të tjera.
Profesorja Mary Joy Mandane-Ortiz, e cila erdhi me idenë, tha për BBC se ajo u përpoq të gjente një mënyrë argëtuese për të siguruar “integritetin dhe ndershmërinë” në leksionet e saj. Ajo shtoi se ideja e saj doli të ishte “shumë efektive”. /tesheshi.com/