Dihet se një pjesë të mirë të jetës ne e kalojmë duke fjetur. Pikërisht një studim i fundit i publikuar në “Journal of the American Geriatrics Society” vërtetoi edhe një herë rëndësinë e gjumit në aktivitetin ditor të njeriut.
Studimi u krye në Kinë, ku morën pjesë 3000 individë rreth moshës 65-vjeç. 60% e pjesëmarrësve pas konsumimit të drekës fjetën gjumë afërsisht 30-90 minuta, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi me aktivitetin ditor.
U vu re se pjesëmarrësit të cilët “bënë një sy gjumë” kishin aftësi më të mira në zgjidhjen e problemeve matematikore, në kujtesë dhe në zgjidhjen e problemeve mendore në përgjithësi. Të flesh rreth një orë pasi ke ngrënë vaktin e drekës, bën që truri të jetojë 5 vite më shumë.
Por duhet të kemi kujdes, sepse një gjumë i shkurtër dhe një gjumë i thellë dhe i gjatë në kohë nuk kanë të njëjtin produktivitet te njeriu.
Gjumi i shkurtër pas dreke, rreth një orë, rrit 6 herë më shumë aftësitë tona mendore, ndërsa gjumi me orë të zgjatura ndikon negativisht dhe çon në dëmtim të trurit./tesheshi.com/