Nuk është e thënë që kalendarët të jenë të mbushur vetëm me pamje qytetesh apo fshatrash, femrash të bukura, aktoresh apo balerinash. Ky që do të shikoni më poshtë është një kalendar ku imazhi kryesor është ‘ylli’ i Parkut Kombëtar të Abruzzo-s në Itali.
Morena është ariu i vogël jetim i gjetur në Villavallelonga më 22 maj të vitit 2015. Në momentin e gjetjes ajo peshonte vetëm 2 kilogramë, ndërsa tani, pas ushqimit të mirë dhe kujdesit ka arritur të peshojë 40 kilogramë dhe është gati të kthehet në liri.
Përpara se të shkonte ka dashur të lejë një kujtim të sajën. Vetë parku ka realizuar, për t’i uruar një të ardhme të mbarë në pyje, kalendarin e vitit 2016 me imazhe që i takojnë rritjes së Morenës, e cila ka marrë këtë emër në nder të një vajze të vogël, e cila është shpallur e zhdukur pikërisht ditën e gjetjes së arushes së vogël./tesheshi.com/