Pep Guardiola do të jetë trajner i ri i Manchester City-t nga edicioni i radhës. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Etihad Stadium, në faqen zyrtare të saj.
Citizens kanë konfirmuar se Pep do të nisë punën nga qershori i këtij viti. Spanjolli ka arritur marrëveshje me “qytetarët” për tre vitet e ardhshme. Ai do ta zëvendësojë Manuel Pellegrinin që e ka konfirmuar largimin e tij. /tesheshi.com/