Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, u dënua në një tubim nga të fejuarat e tij, miqtë dhe aktivistët në Stamboll.
Rreth 200 vetë u mblodhën në kujtim të të ndjerit, tashmë dhe pa varr, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e cila cilësohet makabre për shkak dhe të zhdukjes së trupit.
E fejuara e tij ishte ndër pjesëmarrësit në përkujtim.
Një ditë më parë, presidenti Erdogan tha se Turqia kishte ndarë fotot e vrasjes së Khashoggi me Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Udhëheqësi turk e diskutoi këtë çështje me homologun Trump gjatë një darke në Paris, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.
Policia turke thotë ka përfunduar një kërkim për trupin e Khashoggi, por hetimi mbi vrasjen e 59-vjeçarit do të vazhdojë.
Burime thonë se gjurmë acidi janë gjetur në banesën e konsullit saudit në Stamboll, ku dyshohet se trupi është shpërbërë. /tesheshi.com/