Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar heqjen e tarifave doganore ndaj mallrave serbe me anë të ultimatumeve. Ai, i ka përcjellë një letër Mogherinitm në të cilën i shpregon se zgjidhja gjendet vetëm te dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ajo që na nevojitet tani është një iniciative e re për ngritjen e dialogut në një nivel ku çështjet siç janë tarifat, të përfshihen në një zgjidhje më të gjerë. Unë do të isha shumë i lumtur të takohesha të hënën e ardhshme dhe të shpjegoi pikëpamjet e mia më gjerësisht, si dhe të dëgjoj një përgjigje. Roli i BE-së është vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, unë besoj fuqishëm se me angazhimin tuaj një rezolutë është e mundur”, shkruan Haradinaj.
Reagimi vjen një ditë pas Mogherini e Hahn, kërkuar në mënyrë gati ultimative që Kosova të heq tarifat. /tesheshi.com/