Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Talentet e krizës: refugjatët sirianë dizenjojnë aplikacionin për të lundruar mes burokracisë gjermane

by te Sheshi
05/08/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Talentet e krizës: refugjatët sirianë dizenjojnë aplikacionin për të lundruar mes burokracisë gjermane

Munzer Khattab i përngjason burokracia me një lojë gjarpërinj e shkallë. Kur 23-vjeçari nga Latakia, qytet në bregun sirian mbërriti dhe u regjistrua në Berlin vitin e shkuar, atij iu dha adresa e një zyre pune në një pjesë tjetër të qytetit. Por kur ai shkoi në këtë adresë, ndërtesa ishte mbyllur për rinovim. Ai ndeshi me zyrën zëvendësuese rastësisht rreth dy javë më vonë.

“Në Siri, ka gjithnjë një mënyrë për të shmangur burokracinë, qoftë edhe kur kjo do të thotë të paguash pak para më shumë. Këtu nuk ka asnjë mënyrë që të shmangësh ndonjë zyrë për dokumentet”, thotë Khattab.

Miku i tij, Ghaith Zamrik, 19-vjeçar nga Damasku kishte probleme të ngjashme. Pasi kishte mbërritur në Berlin, atij i ishte thënë të nënshkruante tetë dokumente, por vetëm katër prej tyre ishin të përkthyera në arabisht. “Ishte shumë frustruese”, thotë Zamrik. “Madje, edhe miqtë gjermanë kanë probleme me plotësimin e dokumenteve këti – imagjinoni sesi mund të jetë për një të sapoardhur”.

Të nxitur nga këto probleme, Khattab dhe Zamrik kanë marrë përsipër misionine  thjeshtësimit të burokracisë gjermane jo vetëm për 1.2 milionë njerëzit që kanë kërkuar azil në këtë vend që prej vitit 2013, por edhe për qytetarët e zakonshëm gjermanë. Që nga marsi, ata dhe një ekip i përbërë nga katër refugjatë të tjerë sirianë po zhvillojnë një aplikacion të quajtur Bureaucrazy, që premton për të sapoardhurit dhe vendasit një guidë në labirinthin e mbushjes së formularëve dhe noterizimit të tyre.

Aplikacioni po zhvillohet tek ReDI, një|organizatë jofitimprurëse në Berlin apo “një shkollë për integrimin dixhital” që u mëson azilkërkuesve sesi të kodojnë.

Bureaucrazy synon të kombinojë tre funksione themelore: shërbimin e përkthimit që i kthen dokumentete zyrtare gjermane në arabisht dhe anglisht, një pemë që tregon vendimet që duhen marrë për problemet që hasen më shpesh me dokumentet, si dhe harta e shërbimeve që i dërgon aplikantët drejt e në zyrën e duhur.

REF SIRIAN NE GJER
Munzer Khattab dhe Ghaith Zamrik, refugjatë sirianë

Ndërsa programi është ende në zhvillim, grupi po kërkon mbështetje për kodimin dhe mbështetje financiare në mënyrë që ta lançojnë më 1 janar të vitit të ardhshëm. Në rastin më të mirë, ata shpresojnë se produkti i tyre do të drejtojë ata që mbërrijnë në Gjermani përmes gjithçkaje, nga hapja e llogarive bankare, marrja me qira e një apartamenti, aplikimi për një kurs universitar apo regjistrimi në qendrën e punës.

Një valë sulmesh terroriste në Bavari, së fundi, ka hedhur një hije të zymtë mbi qëndrimin e kufijve të hapur të kancelares Angela Merkel gjatë krizës së refugjatëve.

Themeluesja e ReDI, Anne Kjær Riechert, thotë se shpreson që projekte si Bureaucrazy do të mund të ndihmojnë gjermanët të kuptojnë se kriza e refugjatëve ka sjellë gjithashtu, edhe talente të mëdha në vendin e tyre.

“Nëse ne duam të ndihmojmë njerëzit e bllokuar në kampet e refugjatëve në të gjithë botën apo që trafikohen, kemi nevojë të përforcohemi dhe të bashkëpunojme me njerëz si  Munzer and Ghaith. Ata e njohin situatën nga vetë eksperienca e tyre dhe për këtë arsye mund të jenë pjesë e ndërtimit të zgjidhjeve efikase”, thotë ajo.

Khattab dhe Zamrik, të cilët që të dy kanë ndërprerë studimet në Siri për të shmangur shërbimin ushtarak, thonë se rruga drejt përfundimit të aplikacionit do ende kohë. Prototipi i Bureaucrazy përdor një shërbim përkthimi të mundësuar nga Yandex, përgjigja ruse ndaj Google-it, edhe pse algoritmet ndonjëherë nuk gjenden mirë me fjalët gjermane. Togfjalësha si Polizeiliche Meldebescheinigung (“karta që tregon se jeni regjistruar në polici”)  apo Untervermietungserlaubnis (“leje për marrje me qira”) ende bëjnë që djemve t’u vijë mendja vërdallë në dëshpërim.

Kur ata e paraqitën projektin e tyre në samitin “Startup Europe” në qershor, ata u mbuluan nga një pritje pozitive dhe mbështetëse. “Shumë rumunë e spanjollë na thanë se kanë nevojë për një aplikacion të ngjashëm. Dhe ne kemi menduar se dokumentet ishin një problem vetëm për refugjatët”, tha Khattab për gazetën “The Guardian”.

Që aplikacioni të punojë në mënyrë efikase, Bureaucrazy duhet të ruajë informacione dhe të vetëplotësojë formularë për përdoruesit e regjistruar – një rrezik madhor sidomos në një vend si Gjermania ku janë shumë të vetëdijshëm për mbrojtjen e të dhënave. “Gjermanët janë vërtet të kujdesshëm kur bëhet fjalë për privatësinë e tyre”, thotë  Zamrik.

Të rinjtë me gjasa do të duan ta financojnë aplikacionin me mbledhje fondesh, por edhe në këtë rast nuk janë të sigurtë se ku do t’i mbajnë fondet e tyre edhe nëse ia arrijnë të mbledhin mjaftueshëm para. Nëse mbledhin më shumë se 700 euro në llogarinë e tyre, ata do të jenë në telashe me zyrën e punës. Aplikacioni i tyre për bankim online deri më tani është refuzuar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës dënohet nga të gjithë, edhe nga Vetëvendosje

Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës dënohet nga të gjithë, edhe nga Vetëvendosje

Dy metoda të thjeshta për të kuruar hemorroidet

Dy metoda të thjeshta për të kuruar hemorroidet

Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës: pjesë e planit “fuçia e barutit” para vizitës së Joe Biden në Ballkan

Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës: pjesë e planit “fuçia e barutit” para vizitës së Joe Biden në Ballkan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni