Maqedonia sot shënon 114 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetorin e Kuvendit Antifashist Nacional për Çlirim të Maqedonisë. Me këtë rast delegacioni kuvendor i udhëhequr nga kryetari Talat Xhaferi, është përkulur dhe ka vendosur lule përpara varrit të revolucionarit bullgaro-maqedonas në periudhën e perandorisë otomane, Nikolla Karevit në Krushevë.
Xhaferin e kanë shoqëruar deputetë të LSDM-së, Hari Llokvenec, Keti Smilevska dhe Juliana Nikollova.
Ndryshe, festa e 2 Gushtit, e cila përfshin dy ngjarjet e lartëpërmendura, ashtu si edhe vitet e mëparshme, përjashton kontributin e shqiptarëve në Republikën e Krushevës. /tesheshi.com/