Ironia mund të kushtojë shumë shtrenjtë në jetë, por një burrë, i cili ka publikuar fotografinë e një fature fiskale në rrjet, nuk mendonte kurrë se do të paguante me të vërtetë.
Përdoruesi i Imgur, briancjackson, ka shpërndarë fotografinë ditën e premte, pasi kaloi një mbrëmje në një lokal. Mes zërave të shumtë në faturë, shfaqej edhe një e pazakontë.
Atij i kërkohej një pagesë ekstra për inteligjencën dhe shpirtin e tij. Taksa, e cila quhej “Smartass Charge” ka koston prej 20 centësh, por në atë moment klienti pyeti se çfarë kishte bërë për të qenë aq i veçantë saqë kishte marrë një trajtim dhe taksë të tillë.
Ai është shprehur se fatura ishte shumë e paqartë, ndërsa hamendëson se ndoshta edhe ironia në ditët e sotme taksohet. /tesheshi.com/