Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Takimi Trump-Putin: pritshmëritë e dy presidentëve, ndërsa hollohet shpresa për bashkëpunim

by te Sheshi
06/07/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Takimi Trump-Putin: pritshmëritë e dy presidentëve, ndërsa hollohet shpresa për bashkëpunim

Presidenti i Rusisë mund ta përdorë takimin e së premtes në Hamburg për të matur homologun e tij amerikan – dhe për të marrë në konsideratë mundësitë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

Kur Xhorxh Bush takoi së pari Vladimir Putin në vitin 2001, përballja e ftohtë papandehur u ngroh pasi të dy biseduan për historinë e një kryqi të argjendtë që nëna e Putin ia kishte dhënë atij. Bush deklaroi se ai “e kishte parë në sy këtë burrë” dhe kishte kapur “një ndjesi të shpirtit të tij”.

Rusia po shpreson për një afrim të ngjashëm personal kur Donald Trump të takojë Putin për herë të parë ndërsa liderët botërorë takohen në samitin e G20 në Hamburg të premten. Marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë tashmë janë të kornizuara nga diferenca edhe më të mëdha politike nga sa ishin në vitin 2001, por fjalët e sjellshme nga dy liderët për njëri-tjetrin në të kaluarën sugjerojnë mundësinë se ata mund të zhvillojnë një marrëdhënie mes tyre.

“Ky është takimi i parë, njohja e parë mes dy presidentëve. Kjo është gjëja kryesore për këtë takim”, tha zëdhënësi i Putin,  Dmitry Peskov për gazetarët.

Sipas analistit, Fyodor Lukyanov, betejat politike rreth Rusisë në Uashigton me gjasa kanë mundësi që t’i bëjnë të pamundshme marrëveshjet e mëdha, por takimi do t’i japë Putinit një shans të masë homologun e vet amerikan.

“Ai mund të marrë një përshtypje personale dhe të përpiqet të kuptojë nëse mund të ndryshojë diçka në të ardhmen”, tha ai. Sipas

Lukyanov, Kremlini është “në mëdyshje” nga Trump për shkak se nuk është e qartë se cilat janë prioritetet e tij apo nëse ai mund të merret vesh me Kongresin për t’i realizuar ato.

Për Moskën, pengesat më të mëdha në marrëdhëniet me Uashingtonin janë sanksionet e vendosura së pari pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe që u zgjeruan muajin e fundit si ndëshkim për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

Por, Kremlini ka thënë se do të priste që Uashingtoni t’i heqë ato me dëshirën e vet në vend që të lobojë për heqjen e tyre dhe me Kongresin që mbetet i vendosur për të mbajtur presionin ndaj Rusisë për aq kohë sa vazhdon konflikti në Ukrainë, duket se për këtë çështje mund të arrihet pak progres në Hamburg.

Sipas ministrisë së Jashtme ruse, konfliktet në Ukrainë dhe në Siri do të jenë në axhendën e takimit Putin-Trump.

Mundësitë për bashkëpunim ruso-amerikan në Siri janë zvogëluar pas sulmit me armë kimike në Khan Sheikhun dhe sulmit me raketa kruz të Trump mbi aleatin e Rusisë, Bashar Al-Assad.

Në vend që të fokusohen në çështje të tilla të nxehta, Putin do të përpiqet të shkojë drejt objektivave më të vogla, por konkrete të cilat, pavarësisht kësaj, do të shihen si fitore të mëdha brenda vendit të tij.

Së pari mes këtyre objektivave, do të ishte kthimi i kompaundit diplomatic rus në Nju Jork dhe Merilend që Obama tha se ishin përdorur për mbledhje të dhënash sekrete duke i mbyllur në përgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2016.

Kthimi i dy kompaundeve ishte mes “lëshimeve” që Trump kishte urdhëruar t’ia përgatisnin ndihmësit e tij në prag të takimit me Putin, edhe pse ideja e ofrimit të koncensioneve të tilla ndeshi me një rezistencë të ashpër në Departamentin e Shtetit dhe në Kongres.

“Duket një çështje minore, mirëpo për Rusinë është shumë e rëndësishme si tregues”, thotë analisti Alexei Makarkin. “Nëse Trump nuk është në gjendje të arrijë marrëveshje me Rusinë për këto ndërtesa, atëherë Rusia do të zhgënjehet dhe do të jetë skeptike në lidhje me marrëveshje të tjera që mund të arrijë me të”.
Një tjetër objektiv i Moskës që kjo e fundit u përpoq të përfshinte në axhendë përpara takimit është rasti i Konstantin Yaroshenko, pilotit rus që u arrestua në një operacion anti-drogë të drejtuar nga SHBA në Liberi dhe që u dënua me 20 vjet burg për komplotin e trafikimit të 100 milionë dollarëve kokainë në Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë javës, media ruse raportoi se Yaroshenko i kishte shkruar presidentit Trump duke u ankuar për shëndetin e rënduar dhe duke thënë se ndërhyrja e presidentit në rastin e tij do të ofronte “shansin e fundit për t’u kthyer në Rusi si njeri i shëndetëshëm”.

Dy liderët mund të zgjerohen edhe në çështje gjeopolitike, pasi Putin do të përpiqet të fokusohet në probleme për të cilat ligjvënësit në Uashington mund të bashkëpunojnë më lehtësisht. Terrorizmi dhe armët bërthamore mund të jenë tema të tilla.

Çështja e barazisë strategjike prej kohësh ka përndjekur Kremlinin, sidomos pasi SHBA aktivizuan sistemin e mbrojtjes raketore në Rumani vitin e kaluar dhe nisën instalimin e një tjetri në Poloni. Putin ka argumentuar se sistemi i mbrojtjes mund të modifikohet shpejt në një sistem armatimi sulmues, duke e quajtur një kërcënim ndaj të cilit Rusia është e detyruar të ndërmarrë veprime për të garantuar sigurinë e vet.

Ndërkaq, në një mesazh simbolik ndaj Trump dhe Putin, një sculptor zbuloi të hënën në Moskë statujën e Ronald Reganit dhe Mihail Gorbaçovit për të përkujtuar veprën e tyre të reduktimit të arsenaleve bërthamore.

Në ceremoninë ku mori pjesë edhe një zyrtar rus, skulptori tha se dëshironte të dërgonte një mesazh ndaj Trump dhe Putinit që të shohin pas për të kuptuar sesi Regan dhe Gorbaçov ishin në gjendje t’i iknin përshkallëzimit të konfliktit, nga kërcënimet për luftë bërthamore tek gjetja e gjuhës së përbashkët.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët
Lindja e Mesme

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?
Lindja e Mesme

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Kremlini “ndëshkon” ata që kundërshtuan Rusinë për Krimenë, zgjaten sanksionet edhe për Shqipërinë

Kremlini “ndëshkon” ata që kundërshtuan Rusinë për Krimenë, zgjaten sanksionet edhe për Shqipërinë

Korçarët na mbajnë në Europë, tiranasit “ikin në shtëpi”

Korçarët na mbajnë në Europë, tiranasit "ikin në shtëpi"

Nga Srećko HORVAT*: Në Hamburg për të protestuar kundër G20-ës, dhe gjetëm një makth distopian

Nga Srećko HORVAT*: Në Hamburg për të protestuar kundër G20-ës, dhe gjetëm një makth distopian

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni