Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s do të takohen sot në Itali në një takim dyditor, ku në qendër të bisedimeve të do të jenë konflikti sirian, Rusia dhe Koreja e Veriut.
Një vend të posaçëm, mbizotërues, pritet të zërë konflikti gjashtëvjeçar në Siri, me mikpritësit italinë që shpresojnë të ketë një komunikatë që do t’u japë një shtysë përpjekjeve të OKB-së për t’i dhënë fund krizës.
Takimi do të jetë dhe një rast i mirë për të parë nëse SHBA-ja është e angazhuar për largimin nga pushteti të Assad-it pas disa deklaratave të ditëve të fundit.
Ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut do të kenë vend gjithashtu në diskutime, si dhe roli i Rusisë në zhvillimet e sotme.
Përfaqësues nga BE-ja do të marrin gjithashtu pjesë në këtë takim të ministrave të Jashtëm të G7-s. /tesheshi.com/