Kryeminsitri Rama kreu takimin e parë online në kuadër të platformës “Gati për Shqipërinë”, duke ftuar të gjithë ata të rinj shqiptarë të shkolluar në Perëndim që të kontribuojnë për vendin e tyre, qoftë dhe duks shërbyer nga shtëpia.
“Ne jemi duke menduar për një reformë e cila të na japë mundësi që ata që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, jo thjeshtë për një projekt, por nuk duan të vijën në Shqipëri, të hapim një segment të administratës sonë të lartë për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia”, tha Rama.
Sakaq, Rama u befasua nga një aplikant francez, i lidhur me Shqipërinë prej vitesh, njeherësh duke folur një shqipe të kulluar.
Francezi: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar me një master në fushën e logjistikës në Francë. Mbas kësaj kam punuar disa vite në Shqipëri. Fakti që kam një eksperiencë logjistike me lidh shume me fushën transporti kështu që me zhvillimin e territorit, politikat e transportit, transportit publik.
Rama: Po këto shqipen nga e ke
Francezi: E kam mësuar në Shqipëri
Rama: Në punë e ke mësuar këtë?
Francezi: Në punë
Rama: Me shqiptare je martuar
Francezi: Po, me shqiptare
Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten. /tesheshi.com/