Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri ftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në një takim urgjent të krizës të enjten në Bruksel, ndërsa Vuçiç tha se do të vinte por nuk donte të takohej me Kurtin.
“I ftova liderët e Serbisë dhe Kosovës në një takim urgjent për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale. Ne duhet menjëherë të de-përshkallëzojmë situatën, të mbajmë zgjedhje të reja në veri të Kosovës me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Është me rëndësi të madhe për rajonin dhe BE-në”, tha Borrell në Twitter.
Vuçiç ka njoftuar se do të vijë në Bruksel dhe do të bisedojë me Borrell-in, por se nuk ka çfarë të flasë me Kurtin.
“Do të shkoj në Bruksel për të biseduar – një orë, dy, dhjetë – me Borrell-in, por nuk kam çfarë të flas me Kurtin”, tha Vuçiç për RTS. /tesheshi.com/