Sot filloi takimi saudito-rus në Moskë, midis mbretit Salman dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti rus fillimisht përshëndeti marrëdhëniet historike midis vendit të tij dhe Arabisë Saudite.
“Unë besoj se vizita juaj do t’u japë një shtysë të madhe marrëdhënieve të përbashkëta”, tha Putin.
Nga ana tjetër, mbreti Salman falenderoi presidentin rus për pritjen e ngrohtë.
Samiti pritet të ndiqet nga bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë çështjen siriane dhe të tjera. /tesheshi.com/