Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Takimi i fshehtë i “Speciales” me Vuçiçin, pse ky mosreagim trishtues i Prishtinës?

by te Sheshi
18/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Takimi i fshehtë i “Speciales” me Vuçiçin, pse ky mosreagim trishtues i Prishtinës?

Nga Blendi Gashi

Në prag të ngritjes së aktakuzave të para ndaj ish-pjesëtarëve të caktuar të UÇK-së, Gjykata Speciale ka filluar të punojë prapa shpinës së institucioneve kosovare.

Kjo u dëshmua së fundmi kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me përfaqësuesit e Speciales, të cilëve ju zotua se do ta ndihmojnë gjykatën si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe.

Për këtë takim alarmin e ngriti shefi i zyrës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, i cili njoftoi Ministrinë e Jashtme që drejtohet nga ministri në detyrë Enver Hoxhaj i PDK-së.

Përkundër se tashmë edhe zyrtarisht dihet se shteti serb nuk po lë gurë pa lëvizur që të çojë prapa grilave ish-pjesëtarë e drejtues të UÇK-së pasi po e furnizon Specialen me prova kundër shqiptarëve, institucionet kosovare, qoftë Ministria e Drejtësisë, e Brendshme dhe ajo e Jashtme nuk janë në gjendje të japin informata për çështjen në fjalë, e lëre më të kërkojnë një sqarim nga drejtuesit e Speciales pse janë takuar me krerët serb.

Për gjumin e thellë të krerëve të institucioneve kanë reaguar fuqishëm avokatët e njohur Tomë Gashi e Arianit Koci, që kanë kërkuar reagimin e tyre. Ndërsa përfaqësues të partive thonë se Prishtina duhet tëo dalë e lagur nga kjo gjykatë, ndërsa Beogradi i terur, analistët kërkojnë që të kërkohet sqarim nga Specialja.

Shqipe Pantina, deputet e Vetëvendosje-s pohon se informata që vjen nga ambasadori ynë në Beograd, Valdet Sadiku, ashtu si edhe nga çdo ambasador tjetër i akredituar, janë informata zyrtare dhe duhet të trajtohen me seriozitetin më të lartë nga qeveria.

“Sa i përket deklarimit të Vuçiçit natyrisht është në interesin e tyre që ata të ofrojnë sa më shumë informata shpesh edhe të pavërteta në mënyrë që të ketë sa më shumë padi ndaj luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë. Por këta që na e sollën Gjykatën Speciale si duket nuk janë të interesuar tani as të mbrohen nga akuzat e fabrikuara kundër UÇK-së, sepse janë të zënë duke për pazare për të ruajtur pushtetin nga i cili vazhdojnë të përfitojnë jashtëligjshëm. Pra interesi i  vetëm i tyre është ai personal e aspak ai institucional  e publik”, thotë Pantina për tesheshi.com.

Ajo shton se Specialja nuk është dashur të themelohet fare, ndërsa çfarëdo krimi që është kryer nga individ apo grupe të caktuara është dashur të trajtohen nga gjykatat tona dhe autorët e krimit duhet të dënohen pa marrë parasysh se kush janë ata.

Jakup Krasniqi nga NISMA fajëson direkt institucionet e vendit për qasjen ndaj Speciales duke thënë se është tepër vonë që të merakosen për shkuarjen e krerëve të Speciales te Vuçiçi.

“Krejt çka duhet thënë është se në rastin në fjalë kemi përzierjen e Gjyqësorit në politikë e Beogradit?! Mbase, shkuarjen duhet parë edhe si vajtje në vendin më të duhur dhe të personi më i duhur për krime të luftës?! Ndoshta Gjykata Speciale ka renë në gjurmët e duhura se ku duhet kërkuar krimet e gjenocidi që është ushtruar në Kosovë për vite të tëra. A nuk ishte Vuçiqi që shihet e dëgjohet të thoshte: Për një serb të vrarë, do të vriten qindra e mijëra mysliman?” As per shqiptaret nuk ka menduar ndryshe. Edhe sikur mos të jetë kështu, të gjitha rrugët e kësaj Gjykate (Speciale), fillet i kanë në Beograd dhe aty duhet të përfundojnë!”, thotë Krasniqi.

Sipas tij sido që të zhvillohen proceset, nga këto procese Beogradi (serbët) po dalin të terur, ndërsa Prishtina (shqiptarët) do të dalin si “pulat e lagura”!

“Nga politikanët që i kishim e i kemi në krye të institucioneve, nuk mund të pritej diçka tjetër! Kaq ishte kapitali i tyre e mbase është edhe nderi i tyre?!”, thotë Krasniqi.

Seb Bytyqi, ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Uinçesterit në Angli, mendon se Kosova duhet të kërkojë nga Gjykata Speciale ta sqarojë këtë takim, kur kihet parasysh se themelimi i gjykatës ka ardhë pas raportit të Dik Martit i cili është i bazuar në akuza të prokurorive serbe dhe të ashtuquajturin ‘librin e bardhë’ të përpiluar në institucionet serbe ku shumë shqiptarë akuzohen për krime.

“Gjykata Speciale, ka shumë gjasa që të jetë një zgjatje e sistemit të drejtësisë së Serbisë, e që nënkupton të jetë tejet diskriminuese ndaj shqiptarëve, dhe jo në shërbim të drejtësisë”, thotë Bytyqi për tesheshi.com.

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Zjarret jashtë kontrollit: Kanadaja nxjerr avionët ushtarakë në përballje me flakët

Zjarret jashtë kontrollit: Kanadaja nxjerr avionët ushtarakë në përballje me flakët

Transparenca financiare e partive politike, Kosova larg vendeve të BE-së

Transparenca financiare e partive politike, Kosova larg vendeve të BE-së

Macja merr mësime noti për tu dobësuar (video)

Macja merr mësime noti për tu dobësuar (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni