Edi Rama dhe Ilir Meta kanë zhvilluar një takim të tensionuar mes tyre në lidhje me draftin që po diskutohet për të arritur një kompromis me opozitën.
Më herët, kreu i Kuvendit dhe kryetar i LSI-së, partisë aleate në qeverisje, u takua me tre ambasadorët, atë të BE-së, Romana Vlahutin, të SHBA-së, Donald Lu, dhe të OSBE-së, Berndt Borchardt.
Pasditen e sotme, Zv/Presidenti i Partive Popullore, David McAllister dhe deputeti Knut Fleckenstain do të jenë në Tiranë si negociator për të gjetur një zgjedhje mes palëve.
Siç është vënë re, përgjatë gjithë ditëve të çadrës së opozitës, mazhoranca nuk ka qenë në unison në qëndrimet e saj. Hermafrodizmi politik i LSI-së, me njërën këmbë në qeveri e tjetër në çadër, ka bërë që të ketë pështjellime dhe brenda aleancës qeverisëse.
Mjaft të kujtojmë se paralel me kërkesën e opozitës për qeveri teknike, është dhe LSI-ja ajo që kërkon qeveri besimi, ndonëse ditët e fundit nuk ka mëshuar më kësaj predispozite, që është parë dhe si diversion karshi Ramës. tesheshi.com/