Rama e Meta, përkundër raporteve të tyre të acaruara, kanë ofruar një çast idilik të një takimi mes tyre nën buzëqeshje, në formën e imponuar anti-koronare.
Ndodhi kjo para një takimi të Këshillit Kombëtar të Integrimit, mbledhur në Pallatin e Kongreseve, aty ku Rama përcolli një mesazh që lidhej edhe me llojin e takimit me kreun e shtetit.
Mesazhi ishte dhe njëherë shprehje e pakënaqësisë që marrëveshja për Zgjedhoren u arrit me ndërmjetësimin e ambasadave.
Pos mos kishin diskutuar bashkë dhe në Presidencë – ishte ajo çfarë tha shefi i qeverisë.
Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të paçmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohin më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë çfarë është e ndarë dhe e përbashkët.
Me presidentin kemi çështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te Presidenti, Kryetari i Kuvendit,Kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada. Kjo ishte e fundit. Për çështje që ne na takon t’i zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë.
Nëse ky quhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme, pasi kështu me radhë“, tha Rama. /tesheshi.com/