Njoftohet se një takim i papritur është zhvilluar mes krerët e dy partive më të mëdha maqedonase, Nikolla Gruevski i VMRO-së dhe Zoran Zaev nga LSDM-ja.
Por ndryshe nga takimet e kohëve të fundit pozitë-opozitë, në këtë nuk kanë qenë të pranishëm përfaqsuesit e dy partive shqiptare. Pra, bëhet fjalë për një takim kokë më kokë.
Nga selitë e BDI-së dhe PDSH-së, është thënë se nuk janë në dijeni të këtij takimi.
Zyrtarisht nuk është bërë me dije asgjë nga takimi, por përflitet për një marrëveshje mes tyre sa i takon ligjit për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjimit, si dhe një qeverie të mundshme teknike. /tesheshi.com/